Flash

Policia konfirmon arrestimin e të riut me 800 mijë euro, por fsheh patentën e Saimir Tahirit

Lapsi.al 3 November 2017
Policia konfirmon arrestimin e të riut me 800 mijë euro, por fsheh

Pak pas denoncimit të Lulzmi Bashës për arrestimin e një personi, Orest Sota, të cilit iu gjetën 800 mijë euro në makinë dhe patenta e Saimir Tahirit, ka reaguar Policia e Shtetit. Përmes një njoftimi policia konfirmon gjetjen e parave, por jo të shumës dhe as patentën në emër të Saimir Tahirit, sikundër pretendon kreu i PD-së.  Më poshtë njoftimi i policisë.

Zyrtarisht, Policia njofton se: Me datë 02. 11. 2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat sh.p.k pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover” dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t'i përdorte për likujdimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Veprat Penale parashikuar nga nenet 291, 242 e 180 të Kodit Penal.

Të këshilluara

Britani, dënohen vrasësit e shqiptarit

Një Gjykatë britanike ka dënuar dy vrasësit e një shqiptari në mars të këtij viti në qytetin bregdetar të Southemptonit. Ata janë dënuar me 20 vjet burg për su...

15:26

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI