Flash

PD përgatitet për aksionin anti-qeveritar: Protesta deri në rrëzimin e …

Lapsi.al 3 November 2017
PD përgatitet për aksionin anti-qeveritar: Protesta deri në

Partia Demokratike do të përshkallëzojë qëndrimin e saj për rastin “Tahiri”. Nënkryetari Edi Paloka konfirmoi se opozita po përgatitet për protesta, qëllimi final i të cilave është rrëzimi i Edi Ramës.

“Nuk ka qenie mediokre apo inteligjente në Shqipëri të besojë që gjithçka e ka bërë Saimir Tahiri pa bekimin e Edi Ramës për këtë arsye jemi në këtë situatë, për këtë arsye PD kërkon rrëzimin e kësaj qeverisë dhe krijimin e një qeverie Antimafia. Sigurisht nuk presim që Edi Rama ta bëjë me vullnet te tillë, protestat janë një nga mënyrat që po përgatisim dhe do ta realizojmë. Nuk mund të them afate të përcaktuara se është një proces i tërë që po përgatisim së bashku me opozitën me qëllim që të ketë rezultat final” - shprehet Paloka për “News 24”.

Saimir Tahiri nuk do jetë i vetmi ish-zyrtar i lartë nën akuzë. Edi Paloka paralajmëron skandale të tjera për të tjerë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të qeverisë Rama. Për këtë të fundit, Paloka shprehet se të paktën duhet të kishte shkarkuar për të çuar para drejtësisë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Paloka u shpreh se grupi parlamentar i PD-së është parimisht dakord për të propozuar heqjen e plotë të imunitetit të politikanëve, por, sipas tij, duhet kujdes pasi Edi Rama mund t’a përdorë këtë nismë ligjore për të goditur deputetët opozitarë.

“Specialistët tanë po shohin detajet teknike që pastaj të kemi nismë konkrete” - sqaron nënkryetari demokrat për “News 24”.

Paloka shprehet se opozita do të vazhdojë të braktisë komisionet parlamentarë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Britani, dënohen vrasësit e shqiptarit

Një Gjykatë britanike ka dënuar dy vrasësit e një shqiptari në mars të këtij viti në qytetin bregdetar të Southemptonit. Ata janë dënuar me 20 vjet burg për su...

15:26

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI