Flash

Si e goditi sot Fatmir Xhafaj ish-ministrin Tahiri duke pranuar dështimin e tij me drogën

Lapsi.al 3 November 2017
Si e goditi sot Fatmir Xhafaj ish-ministrin Tahiri duke pranuar dështimin e

Edhe pse i doli në mbrojtje kur kërkohet arrestimi i tij, duke sulmuar edhe prokurorinë, Fatmir Xhafaj ka goditur sot ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nga pallati i Kongreseve Guardia di Finanza prezantoi sot raportit vjetor për kultivimin e lëndëve narkotike në Shqipëri. Në raport jepen rrënjët dhe sipërfaqet e sekuestruara të kanabisit në vend. Përkatësisht, sipas raportit të Guardia di Finanza-s, në vitin 2017 janë evidentuar 4 444 rrënjë të kultivuara, në krahasim me 754 mijë të një viti më parë, ndërsa janë gjetur 90 sipërfaqe të mbjella nga 2086 të një viti më parë.

Po sipas raportit, sipërfaqja e kultivuar me kanabis për vitin 2017 ka qenë rreth 1.9 ha, kundrejt 219 mijë ha të një viti më parë.  Në raport thuhet gjithashtu se janë kapur vetëm në vitin 2017 plot 33 ton lëndë narkotike me një rritje 116% krahasuar me 2016-n, kur u sekuestruan 12 ton drogë.

Kështu, këto shifra të Guardia di Finanza-s italiane godasin në mënyrë direkte ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka qenë në krye të kësaj ministrie nga viti 2013 deri në fillim të vitit 2017, kur u shkarkua nga Rama.

E gjithë droga e sekuestruar në vitin 2017 është mbjellë dhe kultivuar kryesisht kur Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm. Këtë gjë e ka përforcuar edhe vetë Ministri i Brendshëm Xhafaj, i cili shprehet se “në më pak se një vit se sot qeveria e njohu realitetin, reaguam fort dhe pa ekuivoke dhe rezultati është ky që u bë sot në këtë sallë. Një vit më parë u konstatua një rritje e ndjeshme e sipërfaqes së mbjellë me kanabis në pjesë të ndryshme të territorit, nga euforia, nga paaftësia e strukturave tona, apo nga aftësia e sofistifikimi i krimit, kjo mbetet për tu parë”.

Pra, në pak se një vit (Xhafaj ka 7 muaj që ka marrë detyrën) qeveria e njohu realitetin, të cilin, sipas Fatmir Xhafajt, Saimir Tahiri nuk e ka paska njohur. Për këtë arsye, vetë Xhafaj shprehet se u njoh realiteti dhe u reagua fort, duke patur rezultatet e publikuara nga Guardia di Finanza. Gjithashtu, Xhafaj pranon që pati rritje të sipërfaqes së mbjellë me kanabis, duke e shprehur se mund të ketë ndodhur nga euforia, paaftësia e strukturave të policisë apo nga sofistikimi i krimit.

Kështu në prani të italianëve, kryeministrit Edi Rama, ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin si dhe zyrtarë të policive, Xhafaj e goditi haptazi paraardhësin e tij në lidhje me luftën ndaj drogës, luftë të cilën Rama dhe Tahiri e deklaronin një histori suksesi qysh në vitin 2015.

Shifrat e Guardia di Finanza për sasitë e kapura në vitin 2017 tregojnë të kundërtën, trafiku i kanabisit ka njohur në rritje galopante. Duhet të presim fundin e vitit 2018 për të bërë edhe bilancin e luftës së Xhafajt me drogën dhe të mund të provojmë nëse deklaratat e tij dhe të Ramës për shfarrosjen e këtij fenomeni në vitin 2017 do të jenë bërë realitet. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI