Flash

Paralajmërimi i fortë i Flamur Nokës: PD do të nisë në gjithë vendin 'revolucionin popullor' për rrëzimin e Ramës

Lapsi.al 3 November 2017
Paralajmërimi i fortë i Flamur Nokës: PD do të nisë

Duhet se Partia Demokratike ka të plan të nisë një aksion në mbarë vendin për të rrëzuar qeverinë Rama. Kështu ka bërë me dije Flumur noka, i cili shprehet se PD po organizohet që të nisë atë që kjo parti quan si revolucionin popullor demokratik me synimin të rrëzojë Edi Ramën si kryeministër.

I ftuar në emisionin “Debati” në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, Noka tha se aktualisht strukturat e PD po përgatiten për të hartuar të gjithë planin e detajuar se si do të aplikohet ky revolucion me qëllimin rrëzimin e kësaj qeverie që sipas tij e ka kohën shumë të shkurtër.

Kapja e institucioneve shtetërore nga krimi, implikimi i qeverisë në trafikun e drogës, ekonomia në pikiatë, largimi masiv në emigracion dhe oligarkia financiare janë arsyet e mëdha që PD do të ngrihet në protesta masive që do të shndërrohen në revolucion.” – tha Noka.

Noka shtoi se PD ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për të arritur në qëllimin final. Ai dha edhe një shifër të frikshme për numrin e personave që janë të lidhur me grupet kriminale.

Në Shqipëri aktualisht janë 5 mijë persona si pjesë e grupeve kriminale dhe klaneve mafioze dhe kjo nuk është kambanë alarmi por një arsye e madhe që ne duhet të kemi një qeveri antimafia dhe jo qeveri pro mafias. Ne nuk do djegim Shqipërinë, por do rrëzojmë Edi Ramën”, - shtroi ai.

Të këshilluara

“Shqipëria në BE … jo para vitit 2050”

Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina nuk do të arrijnë t’i përmbushin kriteret për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian para vitit 2050. Ky është përfundimi që ...

23:11

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI