Flash

Basha sulm qeverisë deri pas mesnate, shkakton edhe të qeshura tek deputetët socialistë

Lapsi.al 3 November 2017
Basha sulm qeverisë deri pas mesnate, shkakton edhe të qeshura tek

Seanca e djeshme plenare ka vazhduar deri në orën e para të mëngjesit dhe është shoqëruar me diskutime të gjata. Ndërkohë, në foltoren e Kuvendit është ngjitur edhe kryedemokrati Lulzim Basha, vazhdoi me qëndrimin e tij se deputetët e mazhorancës ishin ulur në karriget e Kuvendit falë fushave me hashash.

E përveç kësaj ai u ndal të akuzonte sërish ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin për përfshirje në Trafikun e drogës. Sipas Bashës, Tahiri merrte 30 mijë euro për qiranë e drogës.

Para një jave ish-ministri i Brendshëm i Edi Ramës u soll nga Prokuroria para këtij Parlamenti për t’i hapur rrugë drejtësisë, jo për shkak se ishte denoncuar me zë e figurë me qindra herë si zbatuesi i porosive të kryeministrit tuaj, për kthimin e Shqipërisë në hambar droge, por se kësaj radhe Antimafia italiane me regjistrime të zeza mbi të bardhe konfirmonte se Saimir Tahiri ishte përfitues i drejtpërdrejtë i miliona eurove që i derdhte për fushatën e PS. Saimir Tahiri merrte 30 mijë euro ngarkesë qiranë e drogës, të gjitha këto fakte ishin të pamjaftueshme për ju që keni ardhur në këtë parlament nga fushat e drogës”, - u shpreh ai.

Por në një moment të fjalës së tij, Lulzim Basha ka ngatërruar fjalën kanibalizim me kanabizim dhe për një çast deputetët socialistë kanë nisur të qeshin.

https://www.youtube.com/watch?v=bdxODbizIw0

 

Të këshilluara

“Shqipëria në BE … jo para vitit 2050”

Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina nuk do të arrijnë t’i përmbushin kriteret për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian para vitit 2050. Ky është përfundimi që ...

23:11

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI