Flash

Trafikonin mijëra paund kokainë në Britani, jepet dënimi të rinjtë shqiptarë

Lapsi.al 2 November 2017
Trafikonin mijëra paund kokainë në Britani, jepet dënimi

4 shqiptarë që trafikonin kokainë në Britani janë dënuar me 25 vite burg në total. Shqiptarët e dënuar janë Nuri Mucmataj, Bekim Halilaj, Fitim Halilaj dhe Tomas Hela të cilët kanë trafikuar kokainë të klasit A me vlerë 4 milion paund në Southampton.

Ata u arrestuan në 21 prill të këtij viti pas një hetimi 9 mujor të policisë. Arrestimi i tyre erdhi pasi policia kontrolloi një furgon në Southampton ku u gjet kokainë e pastër me vlerë 140 mijë sterlina.

Më pas policia kreu kontrolle të mëtejshme në Carrington House, në Westwood Road, Portsëood, ku u arrestua Bekim Halilaj si dhe u gjet kokainë me vlerë 10,000 paund kokainë. Sipas medieve të huaja shqiptarët shpesh përdornin edhe emra të rremë në mënyrë që të qëndronin në Angli, njoftojnë mediat britanike.

Dënimet për shqiptarët:

Nuri Mucmataj, 26 vjeç është dënuar me 8 vjet e 6 muaj burgim.

Bekim Halilaj, 21 vjeç, është dënuar me 7 vjet burg.

Fitim Halilaj, 27 vjeç, është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg.

Tomas Hela, 24 vjeç, gjithashtu është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg.

imgID132367797.jpg.gallery

imgID132367799.jpg.gallery

imgID132367801.jpg.gallery

imgID132367804.jpg.gallery

(d.d/BalkanWeb)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI