Flash

Mbërrin nesër në Tiranë Ministri i Brendshëm i Italisë

Lapsi.al 2 November 2017
Mbërrin nesër në Tiranë Ministri i Brendshëm i

Në kulmin e akuzave ndaj Saimir Tahirit si i implikuar në trafikun e drogës me bandën e Habilajve e cila është zbuluar nga autoritetet italiane, nesër në Tiranë do të mbërrijë për një vizitë zyrtare Ministri i Brendshëm i Italisë bashkë me një delegacion të nivelit të lartë. Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti do të zhvillojë takim me homologun e tij shqiptar, Fatmir Xhafa dhe më pas me presidentin Ilir Meta.

Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet edhe ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI