Flash

Prapaskenat e dosjes Habilaj, ndërhyrja e organeve shqiptare dhe Saimir Tahiri, flet gazetari italian

Lapsi.al 2 November 2017
Prapaskenat e dosjes Habilaj, ndërhyrja e organeve shqiptare dhe Saimir

Gazetari italian, Dario De Luca konfirmoi sot se në përgjimet e grupit Habilaj, Saimiri që përmendet është ish-ministri i Brendshëm në Shqipëri.

Gazetari i njohur siçilian, që po ndjek nga afër këtë çështje, shkroi sot një kronikë për "MeridioNews" ku zbulon edhe detaje të tjera që lidhen me këtë grup të mirëstrukturuar kriminal.

10 të arrestuarit e grupit Habilaj u lanë në burg sot në Itali nga Gjykata e Katanias. Sipas De Lucës, avokati i Moisi Habilajt kërkoi revokimin e masës së arrestit për të, duke pretenduar se nuk ka prova të mjaftueshme për t’i mbajtur në burg. Por sipas gazetarit, prokuroria disponon prova që bindën Gjykatën të vendosë masën e arrestit për grupin.

Në shkrimin e sotëm për "MeridioNews", Dario De Luca përshkruan edhe një takim që ndodhi, sipas tij, mes disa magjistratëve shqiptarë me disa prokurorë të prokurorisë së Katanias, këto ditë. Sipas gazetarit, biseda mes tyre mbetet sekrete, por, flitet se mund të jetë diskutuar mbi kërkesën për ekstradimin e Nezar Seitit në Itali.

Kujtojmë që Seiti u arrestua nga policia shqiptare në Babicë, në Vlorë, si i dyshuar për lidhje me klanin Habilaj. Seitit sot iu ofrua statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë në Shqipëri, por ai refuzoi.

Dario De Luca i bën një përmbledhje asaj çfarë ndodhi me Saimir Tahirin në vend, duke vënë theksin tek urdhëri i prokurorisë për t’ kontrolluar shtëpinë për prova që e lidhin atë me Habilajt, dhe gjysëm aksesin që i dha parlamenti shqiptar prokurorisë për të kryer hetimet.

De Luca njeh Moisi Habilajn si kreun e këtij gurpi, për të cilin shkruan se ka trafikuar mijëra ton drogë nga Shqipëria në Itali në krahinat e Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës, në një periudhë kohore nga viti 2013, deri në 2017-tën.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI