Flash

Gjykata dënon me 746 vite burg “Grupin e Kumanovës”

Lapsi.al 2 November 2017
Gjykata dënon me 746 vite burg “Grupin e Kumanovës”

Gjykata penale e Shkupit ka dhënë sot vendimin duke i dënuar në total me 746 vite burg 37 të akuzuarve të atij që njihet si “Grupi i Kumanovës” për episodin e armatosur të majit 2015, ku humbën jetën 8 pjesëtarë të forcave maqedonase të sigurisë dhe 10 persona të organizatës.

Vendimi duhet të ishte dhënë që në 17 tetor, por u shty për shkak të zgjedhjeve lokale me kërkesë të ministrisë së Punëve të Brendshme.

Organi i akuzës kërkoi burgim të përjetshëm për 37 të paditurit. Avokatet mbrojtës nga ana tjetër pretenduan lirimin e tyre në mungesë të provave për kryerjen e një vepre penale. Një pjesë e të dënuarve tashmë janë nga Kosova, përfshi këtu disa ish komandantë të UÇK-se si Sami Ukshini, Demë Shehu etj.

Ndërsa 9 apo 10 majin e përpara dy viteve u vranë në rrethana të paqarta Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, për të cilët pjesëtarët e grupit thonë se janë qëlluar pas dorëzimit, ndërsa policia maqedonase e mohon një gjë të tillë. Procesi gjyqësor ka nisur 9 shkurtin e vitit 2016./tch

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI