Flash

Anulimi i marrëveshjes me Greqinë për detin, Berisha-Ramës: Bëre gjithçka me para dhe korrupsion

Lapsi.al 2 November 2017
Anulimi i marrëveshjes me Greqinë për detin, Berisha-Ramës:

Marrëveshja e detit që qeveria Berisha bëri me shtetin grek ka qenë një temë e fortë debati në kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që bëri një akuzë të rëndë nga foltorja e Kuvendit lidhur me rrëzimin e Marrëveshjes së Detit me Greqinë nga Gjykata Kushtetuese.

Berisha tha se janë përdorur para e korrupsion duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi marrëveshjes mes dy vendeve në vitin 2009, e cila sipas vendimit të kushtetueses cenonte integritetin territorial të Shqipërisë.

"Përmende marrëveshjen e detit, do të them kaq: Bëre gjithçka me para dhe korrupsion”, - tha Berisha duke akuzuar kryeministrin Edi Rama.

Kreu i qeverisë u përgjigj se Berisha po mbron marrëveshjen që i hiqte Shqipërisë një pjesë të territorit me firmë të ish-ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha ndërsa i cilësoi absurde akuzat për korrupsion dhe blerjen e gjyqtarëve të kushtetueses në rrëzimin e kësaj marrëveshje.

"Ju të PD vini këtu dhe të deklaroni të njëjtën gjë që deklaron një pjesë e politikës atje se, marrëveshja e bërë, e shpallur antikushtetuese 9:0 nga Gjykata Kushtetuese na qenka korrupsion dhe se ju i qëndroni asaj marrëveshje, zotin e shqiptarët paçi në qafë. Ai sapo bëri një autodeklarim që i qendron Marrëveshjes së Detit. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi 9 me 0 Marrëveshjen e Detit, duke mbrojtur interesin kombëtar. Ti atë marrëveshje e ke dashur, e ke bërë përmes dorës tënde në Ministrinë e Jashtme që sot e ke kryetar partie të komanduar. Ti i qëndron asaj marrëveshje dhe vazhdove të bësh të njëjtën gjë që bëri PD në Himarë, duke u shqyer ato zëra dhe ato forca përtej kufirit që propagandojnë këtë teori të shpifur, të ulët. Nuk ka asnjë palë të tretë, Sali, por çdo palë e tretë nuk është Shqipëria, nuk është interesi i Shqipërisë dhe kur vjen puna për Shqipërinë mos u bëj më grek se grekët dhe më turk se turqit", - tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI