Flash

Mero Baze krahason Ramën me Berishën. "Prodhojnë ngjarje për të bërë zhurmë"

Lapsi.al 1 November 2017
Mero Baze krahason Ramën me Berishën. "Prodhojnë ngjarje

Vendimi i Edi Ramës për të caktuar 12 ushtarakë në lirim si perfektë të rinj të vendit është sipas gazetarit Mero Baze, një lëvizje pa thelb vetëm për të krijuar lajm. Dhe nisur nga ky përfundim, në editorialin e tij në gazetën Tema, Baze arrin deri në pikën sa ta krahasojë ramën me Berishën. Sipas tij ata "kur nisen të bëjnë diçka, nuk e kanë mendjen tek përmbajtja, por tek zhurma. Përshembull, kur Berisha shpik një lajm, nuk e ka fare mendjen tek përmbajtja. Thotë disa herë me mendje si do të jetë titulli i atij lajmi nëpër gazeta, e përsërit me zë të lartë, dhe pastaj sajon dhe lajmin" shkruan Baze dhe shton. "Të përpiqesh të gjesh arsye politike apo administrative pse Edi Rama ka zgjedhur 12 ushtarakë për prefektë të Shqipërisë, është një mision i dështuar. Vendimi në tërësinë e vet duket se ilustron më shumë metodikën dhe mesazhet që kërkon të japë kryeministri, kur merr vendime të tilla, se sa ndonjë sfidë që kërkon formim ushtarak në administrim".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI