Flash

Zbulohen negociatat me Athinën për personin që do shpërthente karburantin në Himarë

Lapsi.al 1 November 2017
Zbulohen negociatat me Athinën për personin që do

Kur policia bashkë me fadromat e IKMT-së u afruan të prishin një karburant në Himarë, pronari i objektit lëshoi gazin në shenjë kërcënimi.

Fatmirësisht nuk ndodhi asnjë një shpërthim. Policia ndërhyri dhe pronari i karburantit u shoqërua në komisariat.

Pas kësaj, punonjësit e IKMT-së zbuluan bombula gazi të fshehura në objekt, që mund të shpërthenin në momentin e rrëzimit të godinës.

Një ditë më pas, për këtë ngjarje foli Ministri i Jashtëm grek Nikos Kocias. Me pretendimin se pronari i objektit ishte minoritar, në mbrëmje janë zhvilluar negociata. Athinës i është premtuar që pronareve të karburantit, do t’i jepet truall dhe licencë diku tjetër.

Premtimi është bërë nga zv/ministri i Energjetikës, mbas konsultimeve me shefat e tij politik në Tiranë, sipas Kocias.

“Përsa i përket pronave, ato që u prishën, pronarët e tyre s’munden të sigurojnë tituj pronësie, ndaj dhe s’munden të kërkojnë dëmshpërblime siç bëhet kudo tjetër. Përjashtim bënte vetëm karburanti, për të cilin dje natën vonë kishte konsultime dhe një premtim nga ministri i Energjetikës, nga zëvendësi i tij, i cili premtoi se do i jepet leje të ndërtojë karburant diku tjetër. Presim ta mbajnë këtë premtim. Siç e dini, s’mund të pengojmë zhvillimin e një vendi tjetër, por ne mbrojmë minoritetin në të drejtat e tij” tha Nikos Kocias, ministër i Jashtëm i Greqisë.

Për herë të parë Kocias ka pranuar se s’mund të ndalohet plani i zhvillimit të një vendi tjetër, por ajo që Athina kishte detyrë, ishte të merreshin në mbrojtje ata pronarë kishin tituj pronësie, të cilët duhej të merrnin dëmshpërblim me vlerën e tregut.

Të këshilluara

Drejtorët e policisë si zëdhënësa shtypi

Drejtori për Krimet, në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Josif Shtëmbari, doli sot para mediave për të lexuar një komunikatë policore për shtyp. Foli p...

11:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI