Flash

Shifrat/ Borxhi Publik rritet sërish, nga janari në shtator arrin në 69.1 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto

Lapsi.al 1 November 2017
Shifrat/ Borxhi Publik rritet sërish, nga janari në shtator arrin

Stoku i borxhit publik shënoi një rritje të shpejtë në tremujorin e tretë të vitit duke arritur në 69.11 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 66.82 % që ishte në fund të 6 -mujorit. Për tre muaj stoku i borxhit është shtuar me 2,3 pikë përqindje të PPB-së sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Në fund të muajit shtator 2017 borxhi i Qeverisjes Qendrore vlerësohet në vlerën 1,074.9 miliard Lek ose 69.11% e PBB6 .

Në muajt e fundit të vitit stoku i detyrimeve në raport me PBB rrezikon të jetë më i lartë pasi parashikimi me PBB do të mbetet i njëjtë teksa borxhi në vlera neto do rritet. Në terma nominal stoku i borxhit të Qeverisjes Qendrore është rritur me rreth 9.2 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2016, nga të cilat 13.4 miliard Lek i korrespondojnë rritjes së borxhit të brendshëm dhe -4.3 miliard Lek borxhit të jashtëm.

Ministria e Financave sqaron se, borxhi i jashtëm paraqitet me rënie kryesisht për shkak të mbiçmimit monedhës vendase në raport me monedhën euro. Ministria e Financave sqaron se , rritja e borxhit në terma nominal është brenda kufijve të parashikuara në ligjin vjetor të buxhetit dhe në përputhje me objektivat afatmesme makrofiskale për uljen e nivelit të borxhit në raport me PBB. Duke iu referuar deficitit buxhetor të planifikuar, parashikimeve të rritjes ekonomike dhe supozimeve të kursit të këmbimit, në fund të vitit 2017 borxhi i Qeverisjes Qendore në raport me PBB pritet të ulet me rreth 2.5 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar, duke vazhduar tendencën rënëse, e cila ka nisur që në vitin 2016.

Vitin e kaluar treguesi i borxhit sipas qeverisë shqiptare ishte 72.36 % dhe sipas pritshmërive të fundit pritet të arrijë në fund të vitit në 69.86 % të PBB-së. Ndonëse në trajektore ulëse borxhi publik i Shqipërisë renditet nga më të lartët edhe në vendet e BE-së. Sipas një tabele krahasuese që publikoi Eurostat në lidhje me treguesit e borxhit, 16 vende të BE renditen me borxh publik më të ulët se Shqipëria.

Eurostat raportoi se në fund të tremujorit të parë të vitit 2017, borxhi i qeverisë ndaj PBB-së në zonën e euros (19 vende) qëndroi në 89.5%, krahasuar me 89.2% në fund të tremujorit të katërt të vitit 2016. Ndërsa në 28 vendet anëtarë të BE, raporti i borxhit është rritur nga 83.6% në 84.1%. Borxh më të ulët se Shqipëria kanë vende të tilla si Estonia me 9.9% të PBB-së, Luksemburgu me 21.9% të PBB-së, Bullgaria me 29% të PBB-së, Danimarka me 39.4% të PBB-së, Rumania me 37.1% të PBB-së, Lituania me 39% të PBB-së, Lituania 39.3%, Republika Ceke 39.9%, Suedia me 41%, Sllovakia 53.5%, Polonia 54.0%, Malta me 59.0% etj.

Vendet me detyrimet më të larta në mesin e BE vijojnë të jenë Greqia me 176%  të PBB-se, Italia me 132%, Portugalia me 130%, Belgjika me 107%, Qipro me 107 %, Spanja me 100 të PBB-së, Franca me 98% të PBB, Britania e Madhe 88%, Kroacia me 86.4% të PBB-së etj./ Monitor

Të këshilluara

Pse u tall Edi Rama me burgun e Fatos Nanos?

Aq në hall ishte Edi Rama me qëndrimin që do të mbante sot për Saimir Tahirin sa u deyrua t’i thërrasë në ndihmë edhe memories së militantëve socialistë që kanë...

16:12

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI