Flash

Sërish debate në Kuvend, Basha-Rucit: Mos i vër kazmën Parlamentit si javën e kaluar

Lapsi.al 12 October 2017
Sërish debate në Kuvend, Basha-Rucit: Mos i vër kazmën

Edhe seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Deputeti i PBDNJ Vangjel Dule ka kërkuar të shtyhet miratimi i projektligjit për minoritetet pasi sipas tij, raporti është dorëzuar dje dhe nuk është shqyrtuar.

Dule tha se projektligji duhet të ishte dorëzuar 3 ditë më parë. Ai deklaroi se po shkelet rregullorja e Kuvendit. Në mbështetje të Dules ka qenë edhe PD-ja, ku deputeti Halimi tha se rregullorja është e qartë.

“Deputeti ngriti një shqetësim, bëri një kërkesë, ju lexoi nenin dhe ju argumentoi. Deputeti tjetër nuk lexoi nenin, tha kështu është tradita. Nuk mund ta bëni me arrogancë këtë punë. Merrni rregulloren analizojeni dhe rrëzojeni kërkesën me argument”, - tha Halimi.

Por pavarësisht kësaj kreu i parlamentit e hodhi në votim dhe vijoi me rendin e ditës.

“Një deputet pro, një kundër, ta votojmë kush është dakord të dalë nga rendi i ditës dhe kush është kundër”, - tha Ruçi duke marrë votat e maxhorancës për vijimin e rendit.

Më pas ka ndërhyrë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha që e akuzoi Ruçin për shkeljen e rregullores.

“Zoti Ruçi po e ktheni nga absurd, në qesharak e tragjik. Rregullorja fare qartë përcakton rregulloren e funksionimit. Detyra jote të zbatosh rregulloren. Fatkeqësi e madhe për vendin. Problemi i burrave e grave që nuk marrin mundimin të mendojnë por edhe problem i Shqipërisë. Nuk mund ta ndryshosh rregulloren me votë, mësoje këtë, zbato rregulloren. Mos i vër kazmën. Ndoshta e ke porosi si javën e kaluar. Se s’doni të përballesh. Mos i vër kazmën Kuvendit, zbato rregulloren. Unë nuk marr parasysh nëse ky deputet (Dule) ka të drejtë ose jo. Por se vendos ti këtë me karton. Si zëvendëson dot ti me karton, s’mund ta bësh. S’dua që kjo seancë të degjeneroj si seanca e kaluar falë ndërhyrjes tendë. Duhet ti vihet fre devijimit nga diskutimet me këto truke. Nuk ke të drejt që të devijosh rregulloren me votat e maxhorancës” - tha Basha.

Të këshilluara

Kuvend debati për Reformën Zgjedhore

Edhe sot so të në Kuvend do të diskutohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ishte pikërisht ky projektvendim që seancën e kaluar të bëh...

09:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI