Flash

Lirohet i akuzuari për vrasjen në Durrës/ Spartak Ngjela i shkruan letër Ilir Metës

Lapsi.al 2 November 2017
Lirohet i akuzuari për vrasjen në Durrës/ Spartak Ngjela i

Për vrasjen e Agim Arapit 6 muaj më parë në Durrës u akuzuan vëllezërit Ekonomi. Pamjet filmike u publikuan në media. Dyshohet se Kujtim dhe Kostandin Ekonomi dhe Jurgen Kurti rrahën 58-vjeçarin për pagesën e qirasë duke e lënë të vdekur.

Spartak Ngjela ka ndjekur çështjen në interes së bashkëshortes së viktimës. Në një letër që i shkruan presidentit dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Ngjela denoncoi prokurorin e çështjes që ka rrëzuar akuzën për bashkëpunim në vrasje të vëllezërve Ekjonomi.

“Në datën 11.04.2017, Kujtim Ekonomi dhe Kostandin Ekonomi kanë hyrë në dyqanin e viktimës, Agim Arapi dhe pa asnjë shkak konflikti, por vetëm të shtyrë nga një vrasës recidivist i quajturi, Jurgen Kurti, e kanë torturuar viktimën dhe ai ka vdekur, sepse ka pasur ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

E këqyra me kujdes hetimin që i ka bërë Prokuroria Durrësit dhe na rezulton që në këtë çështje diskrititohet mbrojtja e individit nga shteti.

Në këto momente çështja është në gjyq, por siç e theksova më lart kjo mund të quhet një turp për drejtësinë shqiptare sepse: është një vrasje në bashkëpunim, e cila duhej të gjykohej sipas nenit 79/b të K.P, sepse vrasësi Kujtim Ekonomi e ka ditur që viktima ka qënë i sëmurë nga zemra pasi e ka njoftuar bashkëshortja e tij në momentet kur Kujtimi me të vëllain po torturonin viktimën Agim Arapi.

Veç kësaj që theksuam, konstatojmë se vetëm për faktin që Prokuroria e Durrësit, kërkon të çlirojë të dy vrasësit nga akuza në bashkëpunim, ka pushuar çështjen për Konstandin Ekonomin” shkruan Ngjela në letrën drejtuar presidentit.

Veç kreut të shtetit, avokati i është drejtuar me një letër edhe Prokurorit të Përgjithshëm të cilit i kërkon drejtësi për çështjen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI