Flash

Rama akuza Bashës për paktin detar me Greqinë, por dje doli me kolonelen e marrëveshjes

Lapsi.al 2 November 2017
Rama akuza Bashës për paktin detar me Greqinë, por dje doli me

Me gjithë akuzat e shumta të opozitës për lidhje me krimin dhe trafikun e drogës, Edi Rama nuk tha asnjë fjalë për këtë temë. Ai foli vetëm vetëm për aksionin e IKMT-së në Himarë, për vizitën e Flamur Nokës dhe për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Çështjen e fundit e përdori për ta akuzuar opozitën për papërgjegjshmëri dhe Lulzim Bashën si njeriun që i ka falur territore shqiptare vendit fqinj.

“Je njeriu që ke firmosur për të dhënë një copë territor të Republikës së Shqipërisë dhe kjo është arsye që kemi problem dhe dialog të vështirë më fqinjët.

Je njeriu dhe partia që është e provuar, jo nga unë por nga Gjykata Kushtetuese, se keni shkelur kushtet dhe keni cënuar integritetin territorial të vendit.

Kam dëgjuar pa fund akuza antishqiptar dhe antikombëtar. Kurrë nuk do iu them juve antishqiptar dhe antikombëtar. As Saliut që ka bërë shumë dëme dhe as kjo parti nuk mund t’i thuash antishqiptare dhe antikombëtare, por mund të gjykoheni si të papërgjegjshëm. Papërgjegjshmëri që e keni treguar pa fund” u shpreh Rama.

Rihapja e temës së marrëveshjes me Greqinë ngjan me një taktikë të Ramës për të shmangur debatin në lidhje me akuzat për lidhje me krimin.

Një ditë më parë, me propozim të Edi Ramës, prefekte e Tiranës u emërua Suzana Jahollari. Kolonelja në rezervë ka qenë një nga ushtarakët që i doli në mbrojtje marrëveshjes së detit me Greqinë dhe kjo nuk e ka penguar Ramën ta promovojë në detyrë.

Në një letër të shkruar në shtator të vitit 2009, prefektja e Tiranës i shkruante Myslym Pashajt.

“Nënshkrimi i Projekt-Marrëveshjes dypalëshe midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, lidhur me delimitimin e hapësirave detare mbi të cilat ushtrohet sovranitet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, buron nga neni 83 i Konventës së Montego Bay-it të vitit 1982 (UNCLOS), në të cilën të dy shtetet janë palë. Në formulimin e kësaj marrëveshje janë zbatuar rigorozisht parimet themelore së kësaj Konvente.

– Në këtë marrëveshje janë pasqyruar të drejta të tilla si ajo e sovranitetit shtetëror për qëllimet e shfrytëzimit të burimeve natyrore të shelfit kontinental (article 77 UNCLOS), statusi i pasurive nënujore dhe hapësirës ajrore mbi të (article 78 UNCLOS), gjendet i reflektuar dhe një parim tjetër shumë i rëndësishëm, që është e drejta e kalimit paqësor (article 17 UNCLOS), artikulli 15 i UNCLOS, i cili përcakton mënyrën e delimitimit të detit territorial midis dy shteteve që janë ballë për ballë ose fqinjë, si dhe kapitulli VI i saj, ku trajtohet “Shelfi Kontinental”.

– Kjo Projekt-Marrëveshje është përgatitur nga një grup profesionistësh të fushës juridike, ushtarake dhe politike” shkruante nënkolonele Suzana Jahollari.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI