Flash

FOTO/ Gjykata e Katanias liron “krahun e djathtë” të Moisi Habilajt

Lapsi.al 2 November 2017
FOTO/ Gjykata e Katanias liron “krahun e djathtë” të Moisi

Gjykata e Katanias ka vendosur këtë të enjte të anulojë masën e arrestit për një nga anëtarët e bandës së Moisi Habilajt. Mësohet se gjykata e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin e Fatmir Minajt dhe ka vendosur ta lirojë atë nga akuzat për të cilat ishte ndaluar disa ditë më parë. Gjykata ka anuluar urdhër-arrestin per Minajn dhe prej ditës se enje ai do te jete një qytetar i lirë. Fatmir Minaj, ishte një nga 4 shqiptarët e arrestuar si pjesë e bandës së “Habilajve”, por ppjesa tjetër ka mbetur në burg.

Minaj i lindur më 15.04.1962, banues në komunë Modica të Raguzës, njihet si person i afërt me Habilajt, të cilët i kishin besuar atij detaje dhe informacione lidhur me ngarkesat e drogës që shkonin nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Ai është mbrojtur nga avokati Biago Mauricio Catalano, i cili gjithashtu mbron në këtë çështje edhe Moisiun, kreun e bandës “Habilaj”. Ditën e enjte përballë trupit gjykues të Gjykatës së Katanias doli e gjitha banda e Habilajve e ndaluar para disa javësh. Për kreun e saj, Moisi Habilajn u vendos masa e arrestit me burg deri në përfundim të hetimeve.

Bashkë me Minaj, në prangat e policisë së shtetit fqinj ranë shqiptarët Maridian Sulaj dhe kreu i bandës Moisi Habilaj, po ashtu edhe italianët Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti dhe Angelo Busacca. Disa ditë më vonë u arrestua edhe Nazer Seiti ndërsa në kërkim janë Florjan Habilaj dhe Armando Sulaj. Policia italiane ka kërkuar edhe ndihmën e kolegëve në Shqipëri, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje kriminale. ©LAPSI.al

(Fatmir Minaj)

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI