Flash

Detajet e reja/ Çfarë ndodhi në mbledhjen sekrete të Këshillit të Sigurisë për kanabisin

Lapsi.al 2 November 2017
Detajet e reja/ Çfarë ndodhi në mbledhjen sekrete të

Në 11 nëntor të 2016-ës u zhvillua një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Presidenti i Republikës së asaj kohe Bujar Nishani i cili në atë kohë e kishte konsideruar “alarmante situatën e këtij fenomeni në vend”.

Në atë kohë kryeministri Edi Rama e ironizoi presidentin duke thënë se duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të SHQUP-it. “Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së”, - u shpreh Rama, i cili shkoi për për një vizitë në SHBA. Në takim shkoi zv.kryeministri Niko Peleshi.

Sot Bujar Nishani ka kërkuar që të deklasifikohet ajo që ndodhi në atë mbledhje. Sipas Niahsnit në atë mbledhje pati të dhëna konkrete për trafikun e kanabisit në vend. Në një interyvistë për emisionin “Të paekspozuarit” ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli mohoii që aty të kishin dalë të dhëna konkrete nga SHISH.

“Mbaj mend se kreu i shërbimit, Visho Ajazi Lika ka dhënë një informacion të përgjithshëm dhe pa emra. Ishte një informacion i përgjithshëm. Nuk është lënë të kuptohet se është i përfshirë shteti në trafik droge” – tha Kodheli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI