Flash

PS akuza Prokurorisë dhe KQZ-së: Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar me 2 vjet burg në Itali

Lapsi.al 3 November 2017
PS akuza Prokurorisë dhe KQZ-së: Kryebashkiaku i Mallakastrës i

Partia Socialiste ka akuzuar sot Prokurorinë e Përgjithshme dhe kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se kanë dalë mbi ligjin duke mos i hequr mandatin kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i dënuar me 2 vjet burg në Itali për vjedhje.

Në një deklaratë të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pak orë para nisjes së mbledhjes së KQZ-së ku do të shqyrtohet kërkesa e dy anëtarëve socialistë, thuhet se Kapllanaj është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe duhet të lërë detyrën.

Balla gjithashtu ka thënë së prokuroria po mban jë standart të dyfishtë, pasi ka vendour që të veprojë sipas urdhrit të Lulzim Bashës.

“I bëjmë thirrje anëtarëve të këtij institucioni të bëjnë detyrën dhe të respektojnë ligjin. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të mos ushtrojnë presion mbi anëtarët e KQZ, sepse ky është ndikim i paligjshëm. Vendim-marrja e KQZ duhet t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja në Bashkinë Mallakastër.” – tha Balla duke iu drejtuar dy krerëve të partive më të mëdha opozitare ne vend.

PS pas rastit ‘Tahirit’ ka filluar një ‘sulm’ ndaj Prokurorisë, sepse ishte kjo e fundtit që kërkoi arrestimin e ish-ministrit si i dyshuar që ka lidhje me trafikantët e drogës të grupit Habilaj.

 

Të këshilluara

“Shqipëria në BE … jo para vitit 2050”

Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina nuk do të arrijnë t’i përmbushin kriteret për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian para vitit 2050. Ky është përfundimi që ...

23:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI