Flash

Ministri italian i Brendshëm: Duhet të godasim trafikantët e drogës dhe të paprekshmit që i mbrojnë ata

Lapsi.al 3 November 2017
Ministri italian i Brendshëm: Duhet të godasim trafikantët e

I pranishëm në pallatin e kongreseve sot, Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti, ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm në kuadër të operacioneve kundër trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë prezantimit të rezultateve të raportit të monitorimit nga ajri për vitin 2017, ministri italian theksoi se Shqipëria dhe Italia duhet të godasë trafikantët e drogës dhe “të paprekshmit”.

Ne duhet të godasim trafikantët, organizatat e mëdha të trafikut të drogës dhe të ashtuquajturit të paprekshëm, që i mbrojnë ata. Pasi në Shqipëri dhe Itali nuk ka të paprekshëm. Besoj se ky është një objektiv i rëndësishëm për realizimin e të cilit duhet të punojmë së bashku. Nga pikëpamja operative dhe shkencore, ky bashkëpunim mes dy vendeve tona, ka dhënë rezultatet të rëndësishme”, - tha ministri italian Minniti.

Nuk dihet për kë të paprekshëm e ka fjalën ministri italian, i cili nuk ka folur me emra, por në Shqipëri janë hedhur dyshime për zyrtarë të lartë të policisë si përfshirë në trafiqe droge, bile deri edhe tek vetë ish-ministri i Brendshëm i cili është nën hetim nga prokuroria e krimeve të rënda.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI