Flash

Gënjeshtra që Fatmir Xhafaj i tha italianëve për kanabisin

Lapsi.al 3 November 2017
Gënjeshtra që Fatmir Xhafaj i tha italianëve për kanabisin

Në fjalimin që mbajti para Ministrit të Brendshëm italian, Marko Miniti dhe gjeneralëve që e shoqëronin atë, Fatmir Xhafaj ia tregoi partnerëve se kush e bëri trafikun e drogës. Sipas tij ishin disa fermerë të pafajshëm dhe disa policë të paaftë, të cilët kultivuan kanabisin që sot ka pushtuar Italinë.

“Një vit më parë në 2016, jo shumë larg u konstatua një rritje e ndjeshme e kultivimit të kanabisit, nga euforia, paaftësia e strukturave tona apo aftësia e sofistikimit të krimit, kjo mbetet për t’u analizuar. Dëmi ishte i madh dhe shumëplanësh, u përfshinë shumë fermerë të pafajshëm, u përfshinë në një mënyrë ose tjetër, disa oficerë policie, të cilët më së paku ishin të paaftë, shumë të tjerë heshtën” u shpreh Ministri ynë i Brendshëm.

Në fjalim munguan bandat e trafikantëve, si ajo e Habilajve që janë arrestuar në Itali. Nuk u përmend as paraardhësi i Xhafajt në ministri, Saimir Tahiri, i akuzuar nga prokuroria për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Për qeverinë Xhafaj foli fjalët më të mira dhe i la meritën që reagoi shpejt: “Në më pak se një vit se sot qeveria e njohu realitetin, reaguam fort dhe pa ekuivoke dhe rezultati është ky që u bë sot në këtë sallë”

Po të ishte për qeverinë shqiptare, gomonet e mbushura me drogë do të vazhdonin të pashqetësuara udhëtimet drejt Italisë. U deshën 4 vjet përgjime të Habilajve, kushërinjve të Saimir Tahirit, që qeveria të merrte masa për trafikun e kanabisit. Ndoshta Fatmir Xhafaj foli ndryshe në takimin me dyer të mbyllura me Marko Minitin. Nëse është bërë qesharak edhe aty, me siguri do të kemi lajme të tjera përtej detit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI