Flash

Dosja Habilaj-Tahiri/ Italianët e presin Lulzim Bashën në rezidencën e ambasadorit

Lapsi.al 3 November 2017
Dosja Habilaj-Tahiri/ Italianët e presin Lulzim Bashën në

Takimi me Lulzim Basha nuk ishte parashikuar në axhendën e vizitës së Ministrit të Brendshëm italian në vendin tonë. Por Basha është pritur nga italianët në një takim në rezidencën e ambasadorit italian në vendin tonë. Kreu i PD-së ka qenë në takim rreth orës 13:00 bashkë me Marko Minitin.

Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta. Mbetet i paqartë qëllimi i takimit, por temë e bisedës besohet të ketë qenë dosja “Habilaj” dhe dyshimet për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun e drogës.

“Mora garanci se Italia do të ndihmojë në këtë luftë për të dalë nga gjendja e rëndë e trafikut të drogës. Unë vlerësoj mesazhin e ministrit për goditje e organizatave të mëdha të trafikut dhe të të paprekshmëve, mesazh domethënës që tregon se Italia ka përkushtim serioz në këtë ndihmë. E sigurova se PD, unë dhe opozita do të vazhdojmë betejën tonë që në vend të mos ketë organizata që bëjnë ligjin, mos të ketë të paprekshëm”- tha Basha gjatë prononcimit për gazetarët.

I pyetur nëse ka folur për cështjen Tahiri, Basha u përgjigj: Nuk bëj komente për cështje të veçanta. Partia Demokratike publikoi disa ditë më parë dosjen e përgjimeve që kishin në duar prokurorët e antimafias në Katania. Trafikantët ishin përgjuar jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI