Flash

Të famshmit që janë pasqyrim i shenjës së tyre të horoskopit

Lapsi.al 26 May 2017
Të famshmit që janë pasqyrim i shenjës së tyre të

Dihet që ka njerëz të cilët janë skeptik kur vjen puna te horoskopi. Mirëpo ekzistojnë disa fakte të cilat nuk mund të hedhin poshtë vërtetësinë e zodiakut në disa gjëra, sidomos te karakteristikat. Këtë e vërtetojnë dis prej yjeve të skenës të cilt janë një mëshirim i gjallë i secilës prej karakteristikave që përmban shenja e tyre e zodikut. Njihuni me to

Lady Gaga – Ajo është një Dash tipik. Dashi është i njohur për energjinë që e karakterizon si edhe pavarësinë që ka dhe të dy këto krakteristika mëshirohen te Gaga. Po ashtu edhe te Emma Ëatson e cila ka treguar se di të jetë një femër e pavarur dhe shumë e apasionuar në kauzat e saj.

George Clooney – Edhe ai është një Dem tipik. I vendosur dhe gjithmon i duruar për të marrë atë që do. Këtë e tregoi edhe martesa e vonë me Amal. Epo një Dem e di se çfarë kërkon.

Angelina Jolie – Binjakët janë një shenjë që kanë shumë oreks për të jetuar gjithçka, dhe eksperienca e aktores e ka tregur që ajo është një Binjak. Ata jnë të hapur për eksperienca dhe gjithmonë janë vetëvetja.

Sophie Vergara – Ajo është një Gaforre dhe si e tillë gjithmonë ka ruajtur një profil të qetë emotive, dhe shumë të ëmbël. Gaforret duan diçka stabël në jetë dhe ajo e ka gjetur tek bashkëshorti i saj.

Kylie Jenner – Një Luan nuk mund të jetë as me pak dhe as më shumë si Kylie Jenner, ambicioze, gjithmonë e etur për famë dhe vëmendje. Ajo është protagonist kudo që shkon dhe kush tjetër veç Luanit i ka këto karakteristika? Po në fakt këto gjenden tek Madonna dhe Jennifer Lopez gjithashtu.

Beyonce – Një Virgjëresh e vendosur, me këmbë në tokë dhe gjithmonë strikte në planet e saj. Beyonce vetë ka treguar se nuk ka pasur gjë që mund ta ndalte në rrugën e saj për sukses.

Eminem – Ka një karizëm të paparë, një shpirt të fuqishëm dhe të sinqertë dhe gjithmonë i drejtpërdrejtë. Këto janë karakteristikat e një Peshoreje të vërtetë që gjenden te Eminem.

Ryan Gosling – Akrepat njihen për natyrën e tyre misterioze dhe Ryan padyshim e ka atë cilësi. Jeta e tyre private është një sekret i vërtetë dhe ata gjithmonë do e mbajnë të tillë. Këtë e ka treguar në jetën e tij me Eva Mendes.

Miley Cyrus – Një Shigjetar është natyrë eksperive, kontraverse dhe i etur për aventura. Cilësi këto që te këngëtarja Miley Cyrus janë të pasqyruara më së miri.

Bradley Cooper – I qetë, i suksesshëm dhe shumë i organizuar. Kështu është një Bricjap, dhe kështu është edhe Bradley Cooper.

Jennifer Aniston – Aktorja nuk mund të ishte asnjë shenjë tjetër veç se Ujorit. E pavarur, gjithmonë duke kërkuar atë që do dhe shumë besnike. Këtë e ka vërtetuar te marrëdhëniet që ka krijuar në jetën e saj.

Rihanna – Peshqit janë një shenjë shumë e dhënë pas dashurisë, pasionit dhe gjërave të bukura në jetë. Ata janë shumë kreativ dhe me një shpirt artisiti. Riri është një Peshk i vërtetë./Opinion.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI