"Lust for Life" ishte bashkëpunimi i Lana Del Rey dhe The Weeknd.
Këngëtarja ka ndarë me fansat videon e këngës “Lust for Life”, titulli i cili është gjithashtu edhe i vetë albumit.
Videoja nis me Lana-n teksa performon në skenë dhe më pas ngjit shkallët për tek simboli H i Hollywood-it ku gjen The Weeknd dhe kërcen me të.
Së shpejti do të vijnë dhe bashkëpunimet e saj me Stevie Nicks dhe Sean Ono Lennon.