Flash

Mozzik tërheq me zinxhir një këlysh ariu, fansat e kryqëzojnë (Foto)

Lapsi.al 18 May 2017
Mozzik tërheq me zinxhir një këlysh ariu, fansat e

Kjo është një kafshë shumë e pazakontë për t’u mbajtur me zinxhirë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një këlysh.

Dhe këtë fakt fansat e Mozzik nuk e kanë marrë aspak mirë, edhe pse bëhej fjalë thjesht për një pozë artistike me qëllim promovimin e videoklipit apo këngës së tij të ardhshme. Reperi ka publikuar në Instagram foton ku po mban të lidhur pas vetes një këlysh ariu, i cili nuk duket shumë i lumtur për mënyrën se si po trajtohet. Menjëherë kanë reaguar fansat e tij në komente, të cilët duket se nuk e kanë vlerësuar aspak këtë gjest duke e konsideruar si mizori ndaj kafshëve. Në fund të ditës është thjesht një shfaqje, por sërish duket se ata nuk e kanë falur këtë herë Mozzikun. Komentet janë të shumta nëse kërkoni në faqen e Instagram të Mozzik, si dhe disa prej tyre janë të dukshme edhe në foton e mëposhtme.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI