Flash

Top Channel zbulon të vërtetën e lidhjes së Fatmirit me Pamelën

Lapsi.al 16 May 2017
Top Channel zbulon të vërtetën e lidhjes së Fatmirit me

Fotot e djalit të biznesmenit shqiptar me seks simbolin e “Baywatch” bënë xhiron e mediave shqiptare. Pavarësisht diferencës dyfish të moshës, shoqërimi i Fatmir Hysenbelliut (25) me Pamela Anderson (49) u komentua si arritje dhe sukses. Por, se si ndodhi që ata u fotografuan bashkë në hotelin në Miami, me sa duket paska qenë më e thjeshtë se sa mendonim. Këtë e ka zbuluar Top Channel përmes atij që mendohet të ketë qenë “shkuesi” i kësaj historie.

Në emisionin e mëngjesit “Wake up”, Algen Nikolla tha se ata janë njohur në një darkë bamirësie në Paris ku ish-banori i Big Brother, kishte ftuar Fatmirin. “Në evente të tilla, nëse ke para dhe je i ftuar, mund të qëllosh në tavolina pranë shumë personazheve të njohura.” – u shpreh Nikolla në lidhjen telefonike, duke zbuluar kështu afrimitetin mes të dyve.

Pra, siç shihet edhe nga titrat që programi i mëngjesit ka përdorur, ky i Fatmirit me Pamelën, është rasti që tregon se të fotografohesh me një vip, duhet të paguash!

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI