Flash

Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare aktori Powers Boothe (Foto)

Lapsi.al 15 May 2017
Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare aktori Powers

Një prej aktorëve që ka bërë histori në kinemanë amerikane dhe atë botërore ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.

Bëhet fjalë për Powers Boothe, i njohur për dhjetra role të mëdha në karrierën e tij, i ndjekur ndër vite edhe nga fansa në Shqipëri.

Filmat Western kanë qenë disa prej të preferuarve të aktorit duke luajtur disa prej roleve më pikante në to.

Boothe është i njohur për rolet në “Qyteti i Mëkatit”, “Agjentët e S.H.I.E.L.D”, etj.

Lajmi është bërë me dije nga publicist Karen Samfilippo.

Paraprakisht mendohet se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ai u gjet pa jetë në banesën e tij në Los Angeles.

Tashmë familja e tij është duke menduar një memorial në nder të Boothe.

Bota e kinematografisë ka shprehur ngushëllimet për largimin e aktorit nga jeta.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI