Sapo është publikuar traileri për spektaklin e ri reality të bukuroshes 19 vjeçare, “Life of Kylie” dhe fansat e klanit Kardashian-Jenner do të jenë padyshim shumë të kënaqur. Ky spektakël i ri pritet që të ketë premierën pas dy muajsh, ekzaktësisht më 6 korrik, dhe fokusohet i gjithi në jetën e sipërmarrëses së tualeteve. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kylie nëpërmjet profilit të saj zyrtar në Twitter. Video ishte e ndërtuar me drita neoni, si për të nënkuptuar atë që më pas Kylie do ta thonte vetë: “Kur rritesh nën prozhektorët e kamerave, njerëzit mendojnë se të njohin por nuk është ashtu”. Kështu bëhuni gati që të njihni Kylie-n e vërtetë, ose të paktën atë që ajo dëshiron t’ju shfaqë në kamera.
https://twitter.com/KylieJenner?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.harpersbazaar.com%2Fculture%2Ffilm-tv%2Fa9641089%2Flife-of-kylie-trailer%2F
A first look at my docu-series #LifeofKylie is out now! pic.twitter.com/cQI7upbkrB
— Kylie Jenner (@KylieJenner) May 11, 2017