Përveçse një nga aktoret më të talentuara, Scarlett Johansson është shpallur më shumë se një herë gruaja më seksi në Tokë.
Javën e kaluar, një 25-vjeçar nga Arkansas-i postoi në llogaritë e tij të rrjeteve sociale një foto të vjetër të gjyshërve, të shkrepur më 1967-ën. Dhe ajo që i ka habitur të gjithë është ngjashmëria e frikshme mes gjyshes së djalit, të quajtur Geraldine, dhe Scarlett Johansson-it. Rreth 2 milion përdorues e kanë parë dhe komentuar këtë rastësi, duke e bërë kështu virale vetëm për pak kohë.
Por më e bukura e gjithë kësaj, është se kjo nuk i ka shpëtuar as vetë aktores, e cila menjëherë sapo e ka parë, ka dhënë reagimin e saj nëpërmjet një videoje surprizë për sozinë e veçantë.
"Kjo video është për gjyshe Geraldine-n. Geraldine nuk mund të ta tregojë se sa email-e dhe mesazhe më kanë dërguar rreth ngjashmërisë sonë. Derisa e pashë vetë foton, oh zot i madh."-thotë ajo.
