Flash

Prezantuesi ofendon Beckham:"S'e duroj dot"(FOTO)

Lapsi.al 18 April 2017
Prezantuesi ofendon Beckham:"S'e duroj dot"(FOTO)

Edhe pse videoja ku shfaqej vajza e vogël e çiftit Beckham u rrëmbeu zemrën të gjithëve atyre që e panë, duket se për gazetarin Piers Morgan nuk ka qenë kështu. Sipas 'Daily Mail', në programin e mëngjesit "Good Morning Britain", ai nuk u kursye të thoshte hapur se ajo video nuk i kishte pëlqyer aspak dhe me ironi ka pyetur koleget e tij nëse së shpejti 5-vjeçarja do të nxjerrë ndonjë album.
"Jo, mos më thuaj, i kanë bërë gati të gjitha, apo jo? Do të nxjerrë një album së shpejti?"-është shprehur ai. Ndërkohë që në studio jepej videoja ku 5-vjeçarja uronte të ëmën e saj për ditëlindje, Morgan reagonte si të ishte duke parë diçka të frikshme. 

Edhe pse prezantueset e tjera që ndodheshin në studio u përpoqën t'i shpjegonin se videoja është thjesht një urim i këndshëm ditëlindjeje për Victoria-n, ai vazhdonte të mos pajtohej me këtë."S'po e duroj dot," u shpreh ai, i cili duket se nuk e ka herën e parë që kritikon sjelljet e fëmijëve të çiftit Beckham. Edhe më parë ai ka deklaruar se për sjelljet e tyre ai bën fajtor ambicien e tepruar të Victoria-s dhe David-it.

Të këshilluara

Rituali i mëngjesit të Kyliet për sukses

Ajo ka  krijuar perandorinë e saj në media dhe një nga linjat kozmetike më të famshme në treg nga të gjithë personazhet e famshëm të shoubizit. Ajo mund të...

12:35

Nicki Minaj uron Pashkët e zhveshur(FOTO)

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë uruar festën në mediat sociale, por ja që urimi i Nicki Minaj tërhoqi më shumë vëmendjen. Jo për fjalët e bu...

10:22

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI