Flash

Orlando Bloom,pas Katy Perrit në lidhje me...

Lapsi.al 16 April 2017
Orlando Bloom,pas Katy Perrit në lidhje me...

Një burim tregoi për “People” se dy beqarët po njihen dhe mund të ketë një histori të re dashurie në Hollywood.

“Kanë pak kohë që po njihen. Kohëve të fundit po dalin, jo më si shokë. Është diçka që erdhi spontanisht.”, shprehet burimi. E megjithatë, thekson se Orlando Bloom është parë në Coachella me një grua që nuk ishte Nina Dobrev. Gjithashtu aktorja e “Vampire Diaries” është duke e ndjekur festivalin pa Orlandon.

Pas ndarjes nga Katy Perry, aktori u shpreh për “Elle UK” se ia kanë dalë të ruajnë marrëdhënie shoqërore. “Jemi miq dhe shkojmë mirë. Jemi të rritur. Ajo është shumë e ekspozuar, por nuk besoj se ndokujt mund t’i interesojë se me kë po dal unë. Mbetet mes nesh. Duhet t’u japim fëmijëve një shembull për t’u treguar se ndarjet nuk kanë pse të lënë urrejtje pas.”

Gjithashtu Dobrev mban marrëdhënie mjaft të mirë me ishin e saj Ian Somerhalder, gjithashtu protagonist i “Vampire Diaries”. Tashmë ai është i martuar me Nikki Reed, e cila gjithashtu është mikeshë e Nina Dobrev-it.

Të këshilluara

Dasëm për Marinën dhe Getin(FOTO)

Që në fillim të lidhjes së prezantueses Marina Vjollca dhe reperit Getoar Selimi është folur për martesën e tyre, madje kohëve të fundit është në diskutim edhe ...

13:08

Weeknd dhe Selena në Coachella (FOTO)

The Weeknd do të performonte në Coachella por spektaklin e vërtetë e dhuroi në “bashkëpunimin” e nxehtë me Selena Gomez. Kjo pasi dyshja edhe një herë tjetër...

10:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI