Një tjetër gjest suprizues ka ardhur nga Chris Martin, para koncertit në Manila është ndaluar në një prej spitaleve dhe ka takuar një fans, Ken Santiago.
Djali është diagnostifikuar me kancer në në një fazë të avancuar dhe ndërkohë po mer trajtimet e nevojshme.
Në një status në 'Facebook' vëllai i tij Khail shkruan, “Një javë më parë, Ken, i dha biletën e koncertit vëllait tonë të vogël. Nuk do të tregojë që është i trishtuar dhe thotë se çdo gjë është ok. Por e marrim me mend se ai donte vërtetë të ishte aty. Për shkak të gjendjes së tij, nuk e lejuam. E pranoi faktin se nuk mund të ishte në koncertin e Coldplay. E shkruaj këtë letër për t’iu kërkuar një nder të vogël, nëse grupi mund të bëjë vetëm një përshëndetje të vogël, ose t’i dërgojë një mesazh në mënyrë që të ndihet më mirë”.
Apeli u përhap me shpejtësi, duke mbërritur në Rhizza Pascua, përgjegjës i kompanisë që organizonte koncertin e grupit, bëri të mundur takimin në spital.
Për shkak të sëmundjes, Ken Santiago e kishte të pamundur të fliste, shkruan noa.al.
Gjatë takimit, këngëtari i kërkoi Ken, se çfarë kënge donte të dëgjonte në koncert dhe ai shkroi “Ink”. Në atë moment, këngëtari i dërgoi një mesazh grupit, duke i kërkuar të nisin provat.
Lideri i Coldplay i dhuroi një kapele, një bluzë, një çantë dhe një kopje të albumit të fundit “A head full of dreams”.




