Ata nuk u shfaqën vetëm si miq, por si vëlla e motër, megjithëse gjërat nuk shkuan mirë dhe kjo miqësi mori fund.
Fakti që ata shpërthyen publikisht ndaj njëri-tjetrit, do të thotë se e kanë pasur mllefin e madh mes tyre. Por pse janë prishur dy miqtë e “përbetuar”? Thuhet se ata janë prishur për materialet muzikore, të cilat Noizy refuzoi t’ia jepte Encës pas shkrimit të kontratës së saj me Universal. Ndërkohë babai i Noizyt, Bashkim Rajku ka thënë për “Xing.al”, se Noizy nuk do të donte që ai të fliste.
Personalisht nuk jam marrë me këtë çështje, sepse po rikonstruktoj studion e Noizyt. Por gjithsesi Noizy nuk dëshiron që unë të flas për gjëra të tilla. Ai është tashmë 30 vjeç dhe i di vetë gjërat”.
