Flash

Modelja përlotet gjatë sfilatës..2 herë!(FOTO)

Lapsi.al 15 February 2017
Modelja përlotet gjatë sfilatës..2 herë!(FOTO)

Modelja e njohur Bella Hadid po perjeton një sezon shumë të mirë, jemi duke e parë gati në çdo shfaqje mode në New York fashion week. Edhe pas shumë arritjeve në këtë fushë, Bella ende emocionohet teksa sfilon…Bëhet fjalë për dy raste këtë sezon.

Rasti i parë bën fjalë për sfilatën Prabal Gurung të së dielës. Prezantimi ishte tepër emocional pasi prekte një temë shumë të ndjeshmë siç është ajo e feminizmit. Modelet sfiluan me bluza me mëngë të shkurtra të cilat kishin slogane politike të tipit “E ardhmja është femër”,(veshur nga Bella Hadid) ose “Kështu duken feministet” veshur nga vetë Gurung.

 

 

“Unë isha duke ecur, kur pashë Prabal që po vinte duke qarë, u emocionova dhe u përlota nga ajo shfaqje e bukur. Të gjithë u përlotën, ishte diçka për të cilën na bëri të ndjehemi krenare. Ishte e pabesueshme.”

“Faleminderit P. për këtë koleksion të bukur dhe për këtë shfaqje të madhe”, shkroi Bella në Instagramin e saj për stilistin.

Një ditë më pas, Hadid mori pjesë në një tjetër sfilatë, ajo mbylli shfaqjen e Oscar de la Renta. Modelja na tregoi se edhe në këtë rast ishte shumë e emocionuar.

“Dua të them, përsëri qava! Nuk e di nëse ishte pikërisht kjo javë emocionuese, por të tilla shfaqje kanë një rëndësi të madhe për mua. Është një brand ikonë. Kam qarë kur kam mësuar që do të jem pjesë e shfaqjes dhe jam emocionuar akoma më tepër kur kam dëgjuar që unë do ta mbyll atë. Kam mbetur pa fjalë,” ka shtuar më pas modelja.

 

 

Bella Hadid ka vazhduar të tregojë mirënjohje edhe pas sfilatës, ajo e ka përmbledhur me një postim në Instagram: “ Duke mbyllur shfaqjen @oscardelarenta natën e kaluar. Dikush të më pickojë!!!! Të sfiloja në këtë shfaqje dhe ta mbyllja atë e vetme ishte një gjë shumë e madhe për mua…Më duket kaq joreale! Jam shumë mirënjohëse ❤ Faleminderit, Oscar de la Renta”

Bella ka shumë për të falenderuar, dhe java e modës (muaji i modës në fakt) ende nuk ka përfunduar.

 

Të këshilluara

Modeles i dhemb akoma zemra për të...(FOTO)

Është vënë në fokus te mediave si një prej personazheve që këtë ndarje e përjetoi mjaft mirë, por e vërteta nuk është kështu për supermodelen Bella Hadid. Në nj...

18:28

Dua Lipa sonte në VO5 NME Awards

Dua Lipa Artistja shqiptare Dua Lipa, po vazhdon të shihet e dëgjohet gjithandej në botë. Sonte, në ceremoninë e VO5 NME Awards 2017, që do të mbahet në Lon...

16:44

Gafa e grupit legjendar, e pafalshme?!(FOTO)

Grupi legjendar “Guns N’Roses” u futën në skenë duke thirrur “Përshëndetje Sidnei” përderisa koncerti po zhvillohej në Melbourne. Natyrisht që këta nuk u pri...

16:43

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI