Ylli i filmit ‘Matrix’ ka surprizuar një shqiptare për Shën Valentin.
Ai ka shkuar në një restorant në Zvicër i cili zotërohet nga shqiptarja Neta Beçiri. “Nuk mund ta besoj se Keanu Reeves ishte në restorantin tim,” –tha pronarja e restorantit Schäfli në Bütschëil.
31-vjeçarja tregoi se aktori ishte shumë i sjellshëm dhe miqësor dhe madje i la një autograf asaj.
Ajo thotë se kjo ishte dhurata më e bukur që mori për Shën Valentin.
