Shën Valentini është një festë për të gjithë të dashuruarit, pavarësisht moshës, apo mundësive ekonomike.
Kjo ditë u festua në masë në Tiranë, por një çift të moshuarish i ka lënë të gjithë pa fjalë kur janë fotografuar në momente dashurie me njëri-tjetrin.
E këtu nuk po flasim për seks, por për një gjest vërtet romantik, që ka tërhequr vëmendjen e USA Today.

Në llogarinë e Instagram të medias amerikane është publikuar foto e një çifti të moshuar dhe shkruhet, “Dashuria është në ajër! Burri puth gruan e tij, pasi i ka dhënë një trëndafil për Shën Valentin në Tiranë”.
Foton mund ta gjeni këtu: https://www.instagram.com/p/BQgaJtzlZSO/?taken-by=usatoday