Flash

Kush ishin këngëtarët shqiptarë që ndërruan jetë të rinj

Lapsi.al 22 November 2016
Kush ishin këngëtarët shqiptarë që ndërruan

Themi se njerëzit vdesin vetëm atëherë kur ne i harrojmë ata! Kështu edhe disa artistë shqiptar nuk janë më me ne, por do mbesin gjithmonë të paharrueshëm.  

Pavarësisht kësaj ikja e tyre e parakohshme dhe ne një moshe të re tronditi opinionin e gjerë, botën e muzikës, e sidomos familjarët dhe miqtë.

Anita Bitri

Anita Bitri, këngëtarja e njohur ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare, në tetor të 2004-ës, në një tragjedi familjare që i mori jetën edhe nënës e vajzës së saj 7-vjeçare. Si pasojë e një helmimi vdekjeprurës ajo u gjend pa jetë nga zjarrfikësit në New York, në shtëpinë e saj.

Elsina Hidërsha- Emmy

Këngëtarja Emmy, e këngës “Rastësisht u pamë” vdiq në moshë shumë të re. Kombi shqiptar u shokua nga vdekja e e datës 28 shkurt 2011.

Ajo ndërroi jetë pasi ishte plagosur rëndë nga biznesmeni nga Kosova, Aziz Kelmendi pranë një club-i në Tiranë.  Sipas Policisë 21-vjeçare u tërhoq për disa metra nga automjeti i drejtuar nga Kelmendi, ku ishte varur nga jashtë në xhamin gjysmë të hapur.

Floran Kondi-Dr. Flori

Tashmë janë bërë dy vite që nga koha kur artisti i njohur Dr Flori iku nga jeta. Ai vdiq në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 2014, shkruan Magazina.al.

Vdekja e tij nga asfiksia për shkak të një mbidoze kokaine, ishte një ndër ndarjet më të bujshme.  Flori la pas bashkëshorten Blerinën dhe 2 fëmijët, Kaltrinën dhe Danielit.

Ergi Dini

Ndërsa mbrëmë u shua nga jeta edhe një artist i njohur shqiptar. Ergi Dini i cili kishte fituar çmimin e parë në “XFactor 3”, iku nga kjo jetë në moshën 22 vjeçare,

Vdekja e tij e hershme dhe e pa pritur tronditi kolegët dhe miqtë, por edhe fansat e këngëtarit.

Rrjetet sociale janë mbushur me statuse që shprehin dhimbje për vdekjen e këngëtarit, i cili humbi jetën dje në një aksident me motor në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, së bashku me shokun e tij Kejdi Halilin 21 vjeç.

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI