Flash

Rrëfehet Elvana Gjata, e shkuara me Florin dhe si mori fund “martesa”

Lapsi.al 19 November 2016
Rrëfehet Elvana Gjata, e shkuara me Florin dhe si mori fund

Bashkëpunimit disavjeçar në muzikë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit duket se i ka ardhur fundi. Lidhja më e fortë e showbizz-it, e shoqëruar me shumë hite muzikore, por edhe me thashetheme për një histori dashurie mes tyre, duket se është ndërprerë pas klipit “Lejla”, e kompozuar nga Mumajesi, por i realizuar si produksion në një studio muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dy artistët, në intervistat e tyre kanë folur gjithmonë për ekzistencën e një dashurie artistike më shumë se njerëzore, madje i kanë dedikuar shpesh publikisht fjalë të ndjera njëri-tjetrit, shkruan “Panorama PLUS”.

Po cila është paskuinta e historisë së këngëtares me kompozitorin e saj, liderin e studios “Threedots”?

Hera e fundit që Elvana përmendi emrin e Florit publikisht ishte në muajin prill, ku thashethemeve për histori dashurie dhe ortakëri të disa bizneseve, Elvana iu përgjigj: “Po e vërtetë, por jemi në marrëdhënie të komplikuar”.

Artistët kishin investuar paratë për biznese të përbashkëta, një hap që pritej t’i paraprinte zyrtarizimit të lidhjes së tyre, por që realisht ka ndodhur e kundërta. Në darkën private të stilistit nga Kosova, Valdrin Sahiti, Elvana si përfaqësuese e filialit të dyqanit të veshjeve “Altar” në Tiranë, ishte dhe mikpritësja e 14 grave të përzgjedhura të Sahitit.

Gjatë darkës ku do të prezantohej koleksioni më i ri i tij, me titull “La Belle Epoque”, në një moment kulmimant, ajo mori mikrofonin për të imituar disa nga këngëtaret e njohura. Kur erdhi momenti për të imituar Orinda Hutën me këngën e saj “Të dua”, Elvana rrëfeu se ka qenë pikërisht Orinda që e çoi për herë të parë në ambientet e “NRG”, ku e prezantoi me kompozitorin me të cilin ajo tha se kishte bashkëpunuar. Elvana jo vetëm që nuk ia përmendi emrin Flori Mumajesit, por e cilësoi një ish-bashkëpunëtor, që do të thotë se ata tashmë nuk janë më si dikur.

“Kam pasur një shoqe unë kur kam qenë e vogël, filluam bashkë te NRG Radio. Në fakt, ishte ajo e cila më çoi aty, pasi punonte përpara meje me kompozitorin që unë kam punuar prej vitesh, dhe më tha:

”Hajde se do të tregoj një këngë që kemi bërë ne. Dhe ajo quhet Orinda Huta”. Kjo deklaratë e këngëtares u pasua direkt nga një shkrim i mediave online, ku treguan se Elvana mund të jetë shtatzënë nga një lidhje me një djalë jashtë muzikës (që s’është Flori), por një biznesmen që jeton jashtë Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI