Flash

Profil/ Melani Trump nga fotot nudo tek zonja e parë

Lapsi.al 9 November 2016
Profil/ Melani Trump nga fotot nudo tek zonja e parë

Ajo ka qenë një modele e suksesshme dhe tashmë do të jetë Zonja e Parë.

Por ka disa fakte që ndoshta nuk i dini mbi Melania Trump, gruan e miliarderit njujorkez Donald Trump.

1.Melania u lind në ish-Jugosllavi me emrin Melanja Kanvs, një familje modeste sllovene. Melania do të jetë femra e dytë në historinë e SHBA që bëhet Zonja e Parë, pas gruas së John Quincy Adams, Louisa, që kishte lindur në Angli.

2.Ndryshe nga stereotipi i modeleve që janë jo shumë të zgjuara, Melania është tejet e edukuar. Ajo studioi në Universitetin e Ljubjanës dhe flet 4 gjuhë rjedhshëm, Anglisht, Sllovenisht, Fërngjisht dhe Gjermanisht.

3.Melania nisi modelimin në moshën 16 vjeç dhe brenda dy vjetësh firmosi një kontratë të rëndësishme në Itali. Pasi punoi në Majemi dhe Paris u transferua në Nju Jork në 1996 ku doli në kopertinat e: Vogue, Vanity Fair, GQ, Glamour, Elle, FHM etj.

4.Melania e njohu Donald Trumpin në 1998 në një festë mode, por megjithëse u lidhën pas pak javësh, ata u martuan vetëm në vitin 2005. Donald Trump thotë se asnjëherë nuk është grindur me Melanian. E çuditshme duke parë sa grinjar është Donald!

5.Shumë njerëz mendojnë se ajo u lidh me Donald për paratë e tij, por Melania ka treguar se nuk është shumë e lidhur me paratë. Ajo ka dhuruar shuma të mëdha për bamirësi për Kryqin e Kuq amerikan, e shumë shoqata të tjera.

6.Ashtu si Donald, edhe Melania është një sipërmarrëse e suksesshme. Ajo ka ngritur një kompani argjendarie në 2013 të quajtur “Melania Timepieces and Jewelry”, dhe ka edhe një firmë për kremëra të quajtur “Melania Caviar Complex”. Të dyja ecin shumë mirë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI