Flash

Rrëfimi rrënqethës i “mbretëreshës” së prostitucionit në Ballkan (FOTO)

Lapsi.al 31 October 2016
Rrëfimi rrënqethës i “mbretëreshës” së

Zeljka Rolovic u arrestua disa herë nga policia për organizim elitar të prostitucionit në Mal të Zi.

Në jahtet ku vinin klientët e saj, shiheshin shpesh sportistët e famshëm kroatë.

“Unë erdha në universitet në Beograd por hyra në elitën e prostitucionit dhe më pëlqeu”, – thotë vajza, e cila njihet me emrin Madam Seljka dhe që këto ditë rrëfeu detaje për jetën e saj të turbullt.

Unë isha dhjetë vjeçe kur babai vrau nënën time, vjehrrën dhe më pas veten. Tre plumba për njërën, tre për tjetrën dhe një për veten. Ai kishte menduar me muaj për këtë gjë.

“Nëna më lindi kur ishte 16 vjeçe. Ajo mbeti shtatzënë në moshën 15 dhe më solli mua në jetë në moshën 16, pastaj vëllain Zeljo në moshën 17 vjeç. Nëna punonte si pastruese në spital dhe babai e donte shumë. Por ai ishte shumë xheloz, rrinte i dehur tërë kohën dhe nëna ime nervozohej me të. Kur dëgjonim muzikë, e dinim se babai po vinte i dehur në shtëpi. Ai gjithmonë merrte dinarë dhe paguante muzikantë që të këndonin në shtëpinë tonë. Ai ulej tek tavolina dhe pinte, ndërkohë që dy-tre njerëzit që vinin për të kënduar, vazhdonin derisa atë e zinte gjumi. Më pas, ata shkonin në shtëpitë e tyre”, – rrëfen Madam Zeljka, tashmë 39 vjeçe.

Ajo e kuptoi se babai i saj ishte i dhunshëm, e madje ndonjëherë godiste dhe nënën, transmeton lajmi.net.

Prindërit nuk u morën kurrë me fëmijët, prandaj Zeljka dhe vëllai u ndjenë të neglizhuar. Rrinin vazhdimisht në rrugë dhe kur i mbushën 7-8 vjeç, përfunduan në jetimoren Bijela pranë Herceg Novit.

Zeljka atje vodhi këpucë, sanduiç, uiski e gjëra të tjera për babain e saj. Vajza gjithashtu mori pjesë në luftime e bëri gjëra skandaloze.

“Unë dhjeva në kokën e një vajze ndërsa ajo ishte duke fjetur. Ajo më urrente mua. Oh, çfarë s’kemi bërë”, – thotë Zeljka teksa rrëfen se ka ikur nga jetimorja në moshën 14 vjeçare.

Ajo kaloi dy ditë në shtëpi me gjyshin e vdekur, gjë që tregon se sa e lënë pas dore ka qenë ajo. Gjyshi i kishte vdekur nga alkooli, kur ajo ishte pesë vjeç dhe nuk e dinte fare se po rrinte me një të vdekur në shtëpi.

Një ditë, ai nuk u ngrit më nga shtrati. Unë dhe vëllai menduam se ai po flinte. Dy ditë ne e thirrëm për ta zgjuar. Kur xhaxhai dhe halla erdhën për të na marrë, zbuluam se ai kishte vdekur.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI