Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

Shfaqet Matilda Makoçi, aktorja i rikthehet jetës publike

Lapsi.al 18 October 2016
Shfaqet Matilda Makoçi, aktorja i rikthehet jetës publike

Kanë kaluar shumë vite prej kohës që u përfshi në një projekt kinematografik. Por tashmë, aktroja e njohur e viteve ’80-’90, duket se do t’i rikthehet shfaqjeve publike. Matilda Makoçi, ish-bashkëshortja e kryeministrit Rama pritet të bëjë debutimin e saj në një performancë të arteve figurative.

Piktorja Natasha Bega ka menduar për rikthimin e personazhit që pas kaq shumë vitesh mungesë, do të vendoset sërish në qendër të një shfaqje. Bëhet fjalë për një ekspozitë me skenografi e koreografi ku aktorja Matilda Makoçi do të interpretojë poezi dhe ‘yoga’.

Natasha Bega ka ftuar në ekspozitë miqtë e saj duke shkruar: “Miqtë e mi përshëndetje! Ju ka marrë malli për Matilda Makocin? Me shumë dashuri për ju! Më premtoi se do marrë pjesë në HARE+M. Ta mirëpresim të gjithë, dhe ti kthejmë dashurinë. Përqafime”.

Ekspozita do të mbahet ditën e shunë, 22 Tetor, ora 18.00 mbasdite, pranë zonës së Medresës, tek fillimi i Shtëpisë së Partisë.

Të këshilluara

Kapet "mat" Berat Buzhala me Ilir Metën

Botuesi i "Express"-it në Kosovë duket se i ka lënë pas ngacmimet me kryetarin e LSI-së së Shqipërisë. Tashmë kohët kur gazeta e Beratit e quante me ironi Ilir ...

14:40

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI