Flash

Rama i jep lamtumirën Jugut pas një nate te Folia

Lapsi.al 20 August 2016
Rama i jep lamtumirën Jugut pas një nate te Folia

Foton e familjes me pamje nga deti, Edi Rama e publikoi fiks në datën zyrtare të përfundimit të pushimeve të tij në vilën qeveritare në Dhërmi. Por natën e fundit të dy javëshit, kryeministri zgjodhi ta kalonte në një prej vendeve më luksozë në zonën e Jugut. Së bashku me Lindën, Edi Rama preferoi të darkojë në restorantin e Folie Marine. Siç shihet në fotot e siguruara nga faqja e Olti Currit në facebook, kryeministri ishte ulur në një tavolinë të veçuar, në një ambient romantik, larg syve kuriozë që ndoshta do ta shqetësonin në ditën e tij të fundit të pushimit. Burime thanë për lapsi.al se në tavolinën e Ramës u shtruan disa pjata nga menuja e veçantë e këtij restoranti dhe natyrisht verë! Megjithatë kthimi për në Tiranë mësohet të ketë qenë më spektakolari. Sipas burimeve të lapsi.al, kryeministri së bashku me Lindën dhe djalin e vogël, morën helikopterin për t'u rikthyer në "bazë".

Dy javëshi i kryeministrit këtë mes Gushti në zonën e Jugut mori vëmendje të veçantë jo vetëm për takimin me ish-kryeministrin britanik Tony Blair brenda vilës në Dhërmi, por si asnjëherë më parë, Edi Rama "bombardoi" ndjekësit në facebook me foto të djalit dy-vjeçar Zaho nëpër poza.

Të këshilluara

Era Istrefi sot ikona e MTV

Era Istrefi vazhdon të jetë e zgjedhura e televizioneve dhe radiove të famshme botërore. Kësaj radhe MTV e ka përzgjedhur Er&e...

11:13

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI