Flash

Armina me Sadien, lufta që zhvillohet në distancë

Lapsi.al 13 August 2016
Armina me Sadien, lufta që zhvillohet në distancë

Kuptohet lehtë që ato urrehen. Sa herë që midis dy femrave ndodhet një burrë, situata nuk është e lehtë. Shesh herë mediat e kanë ushqyer këtë betejë në distancë ku ish gruaje e Shkëlzenit ka qenë më aktive ose duke postuar foto nga jeta e saj, ose duke shkruar statuse si ky:

 

“Vajzat 19-vjeçare adoleshente kanë “ambiciet” e tyre për t’u bërë dashnore të burrave të martuar me fëmijë dhe disa të fillojnë karrierën e tyre si “vajza / gruaja tjetër”, madje edhe më të vogla se kaq.

 

Kjo është për fat të keq një problem i zakonshëm në mesin e vajzave të reja në vendet post-komuniste si Shqipëria, Rumania etj .”

 

Armina gjithnjë ka luajtur në mbrojtje. Ajo ka sqaruar pas aludimeve se as nuk ka ndërmend të gatuajë si Sadia, as nuk ka dashur ti bëjë baluket si ajo.

 

Por pavarësisht nga kunjat që hedhin në rrjetet sociale, nga ato që ndjejnë brenda vetes apo nga ato që konsumojnë në bisedat me miq intimë, Sadije Berisha dhe Armina Mevlani kanë ruajtur një lloj klasi, kur kanë treguar historinë dramatike të fillimit të një pasioni që u desh të ngrihet mbi prishjen e një familjeje.

 

Po ti shohësh me kujdes deklaratat e dhëna kohë pas kohe ato ngjajnë dhe duket sikur janë shkruar nga i njëjti skenarist. Gruaja nuk akuzon të dashurën se i mori burrin. Madje thotë se historia e re filloi kur gjithçka kishte marrë fund.

 

E dashura nuk luan “rrëmbyesen e burrave”, por konfirmon versionin e ish gruas. Kështu të dyja dalin të pa prekura. Sadija nuk bën rolin e viktimës që po i ikën mosha dhe që njeriu i zemrës e le për një më të re. Armina rrëzon klishenë se ajo ishte në gjurmim të meshujve me famë, para dhe sukses.

 

 Po ti hedhesh një sy deklaratave të njëra tjetrës duket se ato i janë shmangur konfliktit publik.

 

E para për lidhjen e saj me Shkëlzen Berishën dhe prishjen e martesës së tij foli Armina. Ajo dha një intervistë në emisionin “Takimi i pasdites” të Rudina Magjistarit: “E di që lidhja jonë është përdorur politikisht, që e kanë shfrytëzuar kundër nesh, por nuk jam unë personi i tretë që u fut brenda çiftit”. Armina athere ka lënë të kuptohet se marrëdhëniet e Shkëlzenit me ish bashkëshorten e tij, Sadije Berisha ishin në rënie dhe vetëm pas kësaj, lindi dashuria e çiftit të ri me shikim të parë. Pastaj Armina ka thënë: “Edhe unë kam vuajtur shumë, edhe Shkëlzeni gjithashtu, por e di që edhe zonja ka vuajtur. Por këto janë gjëra të jetës që kështu vijnë. Ne na ka ardhur natyrale”.

 

Tani shumë kohë më pas në një intervistë për revista Living edhe Sadije Berisha ka mbështetur të njëjtin version.

 

Përkundër mediave që shkruajtën se ishte Armina Mevlani, partnerja aktuale e Shkëlzen Berishës, shkaku i ndarjes së tyre, vetë Sadija rendit për  një sërë problemesh të cilat çuan në prishjen përfundimtare të çiftit. "Që në fillim mundësitë kanë qenë kundër nesh. Kjo fillon që nga diferenca në moshë, te mospranimi i familjes, faktin që ishim rritur në vende të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme." - rrëfen 49-vjeçarja, duke shtuar se kriza mes tyre nisi në vitin 2007, kohë kur Shkëlzeni braktisi Suedinë për t'u rikthyer në Tiranë. "Fillimi i fundit erdhi me kthimin e tij në Shqipëri" ka thënë ajo duke shtuar: “Arsyet pse një martese i vjen fundi mund të jenë shumë dhe nga më të ndryshmet. Për t’i kuptuar mendoj se është e nevojshme të kthehesh pas në kohë dhe të kërkosh arsyet përse u martove me dikë. Unë njoh arsyet e mia përse u dashurova me Shkëlzenin, por nuk mund të përgjigjem për arsyet e tij. Për pjesën që më takon, unë kam qenë e sinqertë në këtë martesë që nga dita e parë në të fundit”.

 

Pasi ka degjuar këto fjalë ka reaguar përsëri dhe Armina duke folur në edicionin veror të ABC nevs. Ajo ka thënë se tani është më e qetë pasi ajo nuk ka dashur kurrë të flaës për një mardhëni që i ka takuar dikujt tjetër: ”  Tani ndihem më e qetësuar. Gjithmonë kam menduar që gjërat do të sqaroheshin me kalimin e kohës. Parimi i im është “lëri gjërat të rrjedhin sepse shkojnë në vendin e duhur”.

 

Me sa duket për një gjë ato tashmë kanë arritur paqen. Për mënyrën si është bërë ndarja e njërës dhe bashkimi i tjetrës.

 

Të këshilluara

Ledi Shamku me gomone

Deputetja e PS Ledi Shamku ka zgjedhur ti kalojë pushimet me familjen dhe bashkëshortin e saj Artan Shkreli në brigjet e Jalit. Ajo ësht&eum...

08:10

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI