Flash

FOTO/ Çiljeta rrit temperaturat nga Santorini

Lapsi.al 4 June 2016
FOTO/ Çiljeta rrit temperaturat nga Santorini

Kjo verë do të jetë e Çiljetës! Këngëtarja ka vendosur të shndërrohet edhe një herë në mbretëreshën e kësaj stine.

Pasi ka përfunduar xhirimet e klipit me Noizy-n, Çili i është përveshur punës për një tjetër projekt. Ajo së bashku me Altin Sulkun po përgatisin këngën e re, që duket se do të shndërrohet shumë shpejt në një hit. Santorini është vendi i përzgjedhur nga dy këngëtarët. Këngëtarja ka ardhur si latine në ishullin turistik, duke paralajmëruar një verë të nxehtë.

Për “Bluetooth” Çiljeta tregon disa detaje nga ky klip.

“Është një këngë me ritme ballkanase. Kënga është e Elgit Dodës si dhe make-up artisja, Suela Çangu më ka transformuar në një latine të vërtetë. Mendoj se ky është stili im, pra si latine. Xhirimet kanë shkuar shumë mirë, e di që do të jetë një projekt fantastik. Santorini është ndër vendet më të bukura në botë, ndaj dhe ne e zgjodhëm”, – shprehet Çili.

“Ka qenë një klip i kushtueshëm, duke qenë se është një vend i shtrenjtë. Ka kushtuar mbi 10 mijë euro i gjithi”.

Edhe këtë herë këngëtarja seksi ka guxuar të vijë ekstravagante, duke u shprehur se ky është stili i saj.

“Mua më pëlqen stili latin, gjej veten, ndaj edhe këtë herë kam ardhur në këtë mënyrë. Jam ndjerë mirë edhe falë punës së bashkëpunëtorëve të mi”. Duke qenë se ky është vetëm një ndër klipet që Çili do të publikojë, ajo na vjen me një premtim. “Pa dyshim që ky do të jetë sezoni im, kam punuar shumë fort për të sjellë këngët gjatë verës, e di që do të shndërrohen në hite. Unë e kam të vështirë sa të ulem për të punuar, por pastaj e marr seriozisht dhe e di që produkti final është i mrekullueshëm”, – thotë ajo.

Prej disa kohësh ajo ka bërë publike edhe ndarjen nga partneri i saj, duke deklaruar se është single.

Pyetjes sonë nëse mendon se është ndër shqiptaret më seksi në Shqipëri, ajo i përgjigjet: “E rëndësishme është të ndihesh mirë me veten. Unë edhe më herët jam quajtur ndër femrat më seksi në vend, pavarësisht statusit që kisha, ndaj jam e lumtur që të gjithë mendojnë se mbetem ende ndër femrat më seksi në vend”. Duket se në këtë periudhë është angazhuar vetëm te karriera e saj, duke lënë pas jetën private. “Ky është momenti që unë të punoj dhe të flas për karrierën, dhe jo për jetën time private”.

 

Të këshilluara

Marina Vjollca ikën nga Top Channel?

Fundi i sezonit televiziv po shoqërohet me lajme e thashetheme mbi lëvizjet e personazheve të dashur, nga njëri ekran në tjetrin. E ndërsa markato është çelur, ...

13:02

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI