Flash

Njihuni me të dashurin multimiliarder të modeles shqiptare

Lapsi.al 17 May 2016
Njihuni me të dashurin multimiliarder të modeles shqiptare

Jeta luksoze majë jahteve apo udhëtimet në çdo cep të botës, e paskan një shpjegim..! Angela Martini ka arritur të bëjë për vete një mashkull shumë të pasur!

Disa ditë më parë, mediat shkruajtën për një histori të re dashurie në jetën e modeles shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara. Por tashmë është zbuluar  identiteti i mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën bukuroshes shqiptare nga Shkodra, shkruan “Who”. Ai është Dragos Savulescu, producent filmash, i cili hyri në këtë industri në vitin 2013. Romuni në fjalë ka lindur dhe është rritur në Bukuresht, ndërsa së fundmi jeton në Los Angeles, ku dhe është njohur me modelen Martini, e cila prej një viti është rezidente në këtë shtet.

Dragos Savulescu, deri në 2012 ka qenë president i klubit të futbollit Dinamo, një prej skuadrave më të suksesshme në Europën Lindore, raporton revistaëho.com. Savulescu është një biznesmen i shquar me sipërmarrje të suksesshme në pasuri të patundshme, ku ka zhvilluar një portofol të fortë të transaksioneve të pasurive të patundshme që arrijnë në disa miliardë euro, si dhe është marrë me turizëm, konsulencë, shkëmbim të aksioneve, sport dhe me botime. Miqtë e afërt të modeles nuk kanë zbuluar detaje për njohjen e tyre, por ata konfirmojnë për revistaëho.com se aktualisht Angela Martini po shijon Festivalin e Kanës krah të dashurit të saj supermiliarder.

 

Të këshilluara

Motrat Vjollca në mbledhje me shefen

Nëse kishit menduar se shefja e vetme e Marinës dhe Luanës është drejtoresha e Top Channel, gaboheni! Motrat seksi të ekranit krah...

11:12

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI