Flash

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Luana ia luan Lorikut

Lapsi.al 27 March 2016
Luana ia luan Lorikut

Rubrika “Të çmendur pas…” në “E Diell”, drejtuar nga moderatorja Luana Vjollca, ka pasur sot për protagonist kapitetin e Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana. Duke ndryshuar tërësisht strukturë, rubrika është zhvilluar sot si një lojë mes moderatores dhe futbollistit të famshëm shqiptar, në mungesë të fansave…

Biseda ka nisur me një kërkesë të biondes simpatike për të bërë një intervistë ndryshe, me kapitenin e zhveshur, në ndryshim nga intervistat që ai ka dhënë deri tani, duke cilësuar rastin e një programi të njohur në Francë, ku kostumi i Canës u kthye në shembull për të gjithë futbollistët që e pasuan. Sigurisht Loriku nuk ka refuzuar (kush e refuzon Luanën) duke thënë se nuk ka asgjë për të fshehur, por më pas vetë moderatorja ka thënë se bëhej fjalë për një shaka. Më tej të dy bashkë, janë ngritur dhe kanë bërë pasime me gju, ku Cana ka komplimentuar Luanën që ia doli të luajë aq mirë, megjithëse me taka dhe fustan të shkurtër.

I pyetur mbi pritshmëritë e tij për “Euro 2016”, Loriku ka thënë se: “Duam të përfaqësojmë Shqipërinë në mënyrën më të mirë. Shqiptarët për herë të parë këtë vit nuk do ta pyesin më njëri­tjetrin se me kë janë, pasi tashmë ata kanë skuadrën e tyre aty”, – ka pohuar 32­vjeçari, duke theksuar se pjesëmarrja në këtë kampionat, është momenti më i rëndësishëm i karrierës së tij.

“Padiskutim, është momenti më i rëndësishëm i karrierës sime. Fryti i një pune 14­vjeçare, që në 2002 kur u bëra pjesë e Kombëtares. Sepse unë tani po hy te ‘pleqtë’ e futbollit dhe e kisha ëndërr që prej nisjes pjesëmarrjen në ‘Europian’ me skuadrën kuqezi”. Biseda ka vijuar më tej me pyetje ngacmuese, përmes të cilave zbuluam se Lorik Cana nuk këndon kurrë në dhomën e zhveshjes, se ka një pagë ‘të mjaftueshme’, apo se tani që është i martuar vajzat e ngacmojnë më pak se më parë. Loriku ka thënë gjithashtu se bashkëshortja e tij është xheloze, ndaj dhe ai nuk ndjek shumë vajza në rrjetin social ‘instagram’, pas ngacmimit që i bëri vetë Luana, duke i thënë: Pse nuk më ndjek ti mua. Pyetjes së 25­vjeçares, se ‘kë do të puthje në këtë dhomë’, kapiteni iu përgjigj: “Zgjedhja e parë do të jesh ti, ty do të të puthja”. Ai zbuloi gjatë intervistës edhe taktikën e meshkujve shqiptarë për t’i bërë femrat për vete, duke i thënë ‘pi pak’. Në fund pasi deklaroi se skuadra me të cilën do donte të mbyllte karrierën e tij si futbollist ishte Kombëtarja jonë, Cana foli edhe për fotot nudo, të cilat i kishte parë edhe Luana… “Të kam parë”, tha moderatorja, duke pasur nevojë për sqarimin e Canës pas kësaj fjalie, i cili i kërkoi asaj të saktësonte që ka parë fotot./ Revistawho

Të këshilluara

Emine Çunmulaj pozon me barrë

Modelja e njohur Emine Çunmulaj duket se po shijon në maksimum ditët e shtatëzëninë. Modelja fotografinë e ka realizuar n&e...

16:33

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI