Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Era Istrefi, në qendër të revistës së njohur amerikane Billboard

Lapsi.al 23 March 2016
Era Istrefi, në qendër të revistës së njohur amerikane

“Këngëtarja shqiptare Era Istrefi është ylli i fundit që ka rënë në sytë e Patrick Moxeyt. Themeluesi i Ultra Music, shtëpisë së njohur muzikore, thotë se fillimisht Erën e dëgjoi në YouTube me hitin ‘Bonbon’”.

Kështu nis shkrimi për këngëtaren shqiptare, në revistën e famshme amerikane të muzikës, “Billboard”, që e krahason Erën me yjet botërore Rihanna dhe Sia dhe që flet për kontratën e 20-vjeçares me labelin e njohur.

“Mendoj se është e fantastike që Rihanna dhe Sia janë pikë referimi, por unë mendoj se më unike është ndjesia e Evropës Lindore në personalitetin e Erës, thuajse orientale. Këndimi anglisht-shqip e bën shumë speciale. Nuk mund ta krahasosh me asgjë”, është shprehur bosi i njohur i diskografisë.

Në shkrim citohet dhe Era Istrefi e cila ka thënë se përherë ka besuar që një ditë bota do të dëgjojë muzikën e saj, por nuk e priste që pikërisht ‘Bonbon’, të qe kënga që do i jepte famën internacionale.

Sa i përket planeve për të ardhmen, Moxey i Ultra Music ka treguar se nuk bëhet fjalë për thjesht një a dy këngë. "Në prill, Era Istrefi do të udhëtojë për në Los Angeles ku do të punojë albumin me disa emra të njohur të industrisë", zbulon për ""Billboard" menaxheri i ri i këngëtares.

Të këshilluara

Joleza shpërthen kundër Anila Bashës

Kryetarja e FRESSh e cila nuk kursehet më për asgjë, ka kritikuar ashpër gazetaren Anila Basha. Joleza Koka e njohur për të thënit e gjërave troç e pa filtra, i...

21:44

Lori Hoxha shijon pushimet me Ledrin

Fotot nga plazhet përrallore ku trashëgimtarja e Top Channel është arratisur së fundi, pushtuan mediat sociale. Me rrobabanjo, ku rekla...

10:51

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI