Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Sinan Hoxha: Andrra është shtatzënë, por nepsin e kam unë

Lapsi.al 16 January 2016
Sinan Hoxha: Andrra është  shtatzënë, por nepsin e kam

Dasma e tij në muajin gusht 2015 me Andrra Destanin ishte një nga më të komentuarat të shtypit rozë, kjo për shkak të popullaritetit të madh të këngëtarit. E si çdo çift i ri meraku i fansave ishtë nëse Andrra dinte  të gatuante apo jo?

 

“Sigurisht që Andrra gatuan shumë mirë!” - shprehet Sinani. Duke qenë se ajo ka jetuar në Gjermani, pjesa më e madhe janë gatime gjermane, që unë ende s`ua kam mësuar emrin.” - shton duke qeshur ai.

 

“Gatimi, pas të cilit unë lëpij gishtat dhe Andrra e bën shumë mirë, është tava e kosit me mish qengji.”- vijon rrëfimin e tij për shije.al Sinani. Le t`i kthehemi regjimit ushqimor të këngëtarit dhe të zbulojmë se çfarë ha ai gjatë një ditë. 

 

Mëngjesi i tij konsumohet sapo hap sytë. Në menu ka një omëletë dhe një gotë qumësht me mjaltë dhe bukë të thekur. 

 

“Në drekë ha supë perimesh,  një biftek në skarë të shoqëruar me sallatë fshati dhe një tiramisu. Meqë jemi te ëmbëlsirat, kadaifin s`dua ta shoh me sy!” - thotë ai. Në darkë Sinani ha një fileto pule me pak oriz dhe fruta.  Me lëngjet e gazuara ai s`i ka punët mirë, nuk i do fare, madje as pijet alkoolike. Të tria vaktet i shoqëron me ujë ose me ndonjë gotë verë. Edhe pse Sinani e di shumë mirë që hekuri është shumë i rëndësishëm për metabolizmin e trupit të njeriut, kjo nuk e ka bindur aspak atë të konsumojë spinaqin apo çdo lloj gatimi, ku ky përbërës është pjesë e tij.

 

“Frutat që nuk preferoj janë portokalli dhe kivi. E di që sërish gaboj në shijet e mia, por kështu jam unë.” - shprehet ai.Tani që Andrra është shtatzënë ai thotë se ha më shumë e madje duket sikur nepsin e ka ai dhe jo Andrra.

 

Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjinia e së cilës ende nuk dihet.  Ai renditet ndër këngëtarët më të kërkuar shqiptarë në Diasporë. /Revista Shije

Të këshilluara

Mimi Kodheli pi raki dhe flet për dashurinë

Të paçim! Të paçim! ia ktheu ministrja urimin burrave të Gjorgozës, ndërsa i përshëndeste me kokë, një nga një, mbi urën e fshatit. Frynte erë acar dhe një got...

16:50

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI