Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

“Mblesëria” e Dj Sardit me Arilenën

Lapsi.al 9 December 2015
“Mblesëria” e Dj Sardit me Arilenën

Spektakli “Dance With Me” krahas kërcimeve që servir çdo të hënë për publikun, kujdeset gjithashtu të prodhojë lajme rozë që për hir të së vërtetës, tërheqin më shumë audiencën. Këtë truk duket se e ka zbuluar edhe vetë prezantuesja Alketa Vejsiu e cila përmes portalit të saj, përpiqet të jetë në funksion të rasteve të tilla, që shkaktojnë zhurmë dhe tërheqin vëmendjen. Pas rikthimit të historisë së dashurisë të ezauruar vite më parë mes Stines dhe Roza Latit, (të cilët me gjasë e kishin harruar edhe vetë) apo lajmet me përplasjen mes Robert Aliajt dhe Viola Spiros, Alketa Vejsiu ka “zbuluar” scoop-in e rradhës.

Arilena Ara dhe Dj Sardi, thuhet se mund të kenë nisur një histori rozë. Madje, për ta bërë akoma më të shitshëm shkrimin e botuar në portalin e saj, prezantuesja e “Dance With Me” shoqëron “romancën e re” me një foto ku çifti shihet duke pozuar hapur, a thua se ata të dy kanë një histori të gjatë e publike dashurie. Në fakt, nga pasqyrimi i jetës së tyre në mediat sociale dhe jo vetëm, dyshja simpatike nuk ka lënë asnjë moment të kuptohet se ata janë bashkë. Pra, më shumë se histori personale mes njëri-tjetrit, “mblesëria” në fjalë, të ngjan me ato “scoop”-et, krijuar për të tërhequr vëmendjen e publikut. Pasi, nëse vërtetë do të kishte diçka mes tyre, Alketa do ishte e para që do ta dinte!

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI