Një incident i rëndë është shënuar pas përfundimit të festivalit "Kënga Magjike". Përballja mes artistëve për shkak të votimeve hapur për njëri-tjetrin, këtë herë nuk është mjaftuar vetëm me përgjegjësinë morale që ata marrin përsipër, por sherri degradoi deri në përplasje fizike mes dy kantautorëve të njohur, Flori Mumajesi dhe Stine. Ky i fundit nuk e ka përmbajtur veten pas marrjes së pikëve dhe me gjasë nga votimi i kolegut, është nervozuar duke e qëlluar me një send të fortë Florin, i cili është gjakosur. Në votimin e tij Stine kishte vlerësuar me pikë thuajse maksimale këngën e Florit, ndërsa kantautori nuk ia kthehu me të njëjtën monedhë kolegut, fakt që duket se e nervozoi Stinen.